Flash News

KRYESORE

Kur Angela Merkel bëhet rastësisht shoqja jote e udhëtimit

Ju ka ndodhur që në avion të shihni njerëz të famshëm? Agustin Aguero e pa një të tillë në fluturimin për në Argjentinë dhe bëhet fjalë për gruan më të fuqishme në botë, Angela Merkel. Kancelarja gjermane u detyrua të braktisë avionin qeveritar për shkak të një problemi teknik dhe pas një ndalese në Spanjë, u nis për në samitin e G20-ës me avionin e linjës ‘Iberia’. Pasagjeri që ajo kishte në krah ka publikuar dy foto në ‘Twitter’. Për shkak të defektit, kancelarja Merkel ka mbërritur me vonesë në samit, duke humbur ceremoninë hapëse. “Jam i shqetësuar. Ti nuk më dëgjon asnjëherë”, The Guardian zbardh bisedën e Macron me Princin Mohammed  

Të fundit