Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kur Beckenbauer desinfektonte duart në Rinas me urdhër të Mehmet Shehut
nga Armand PLAKA
Detajet për atë që ka ndodhur si në aspektin sportiv, ashtu dhe në atë dokumentar historik, në fakt i plotëson më së miri një artikull i të mirënjohurit Uvil Zajmi ( shih: Bekenbauer me shokë lagnin këpucët në Tiranë prej urdhrit të Mehmet Shehut, Uvil Zajmi, Panorama Sport, 18 shkurt 2016).
Sidoqoftë, mjaftoi vetëm një foto që ma nisi dy ditë më parë një mik i imi ( R.Ç.), shkëputur nga një album fotografik i ikonës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer, që të më ngacmonte të shkruaja këto radhë e ta risjell edhe një herë në vëmendje atë ngjarje, nisur pikërisht nga situata që po përjetojmë aktualisht me corona-virusin.
Ishte viti 1971, kur Kombëtarja Gjermane e Futbollit do të shkelte për herë të dytë në tokën shqiptare si pasojë e shortit që e vendoste atë brenda një harku të shkurtër kohor, sërish përballë të njejtës skuadër e që do duhej konsumuar sërish brenda eliminatoreve të së njejtit kompeticion, Kampionatit Europian „BELGJIKE – 1972“.
E sërish sikurse në takimin e parë, jo vetëm interesi, por çuditë nuk do të mungonin në këtë përballje, e cila duhet thënë se në aspektin historik sportiv, ishte pikërisht porta që iu çel Kombëtares së RFGJ-së për të nisur rrugën e saj drejt sukseseve më madhore ( mjafton të kujtojmë këtu faktin se Gjermania brenda asaj dekade u shpall një herë Kampion Europe, një herë Kampion Bote, ndërsa Bayern i Mynihut tri herë radhazi fitues i Kupës së Kampioneve) që e katapultuan atë, ekipet gjermane dhe vetë futbollin gjerman në vitet ’70 të shekullit të shkuar si ndër më të mirët në botë.
E këtë radhë, ndryshe nga 1967, asgjë nuk do të neglizhohej e VIP-at si Franz Beckenbauer dhe Gerd Müller, të cilët kishin refuzuar në atë kohë të luanin ndaj Shqipërisë, këtë radhë ishin vënë në rresht për një përkrah legjendave si Patzke, Veber, Overat dhe Netzer për të arritur objektivin, pasi vinin edhe nga një barazim me Turqinë në Gjermani, i cili në ato momente ua rrezikonte jo pak objektivat nëse s’do të kishin fituar në Tiranë.
Madje këtë radhë do të dilnin në pah edhe emra të tjerë që do ktheheshin në legjenda të vërteta të futbollit gjerman e atij botëror, si portieri Majer, Berti Vogts e një ekip më i rinovuar në përgjithësi, drejtuar me mjeshtëri nga legjenda Helmut Schoen, trajneri më jetëgjatë në stolin e Kombëtares Gjermane.
Një situatë relativisht e ngjashme, megjithëse jo në kufijtë e një pandemie kaq vrastare si kjo e sotmja me „Covid-19“, diktuar nga një valë epidemie malarie, qëlloi të prekte lehtësisht edhe vendin tonë pikërisht në kohën që „Nationalmanschaft“-i do shkelte në Rinas për të nisur „aventurën“ shqiptare.
E në këtë atmosferë, yjet e Gjermanisë zbritën në Rinas më 15 shkurt, dy ditë para ndeshjes zyrtare që do të kurorëzohej me një fitore minimale 0:1 për ta në „Qemal Stafa“, më 17 shkurt 1971. Dhe pikërisht aty i pret edhe „surpriza e parë“, që vinte si pasojë e një urdhëri të dhënë nga ish-kryeministri Mehmet Shehu sipas të cilit, të gjithë të huajt që do të zbrisnin në Rinas, do të duhej që këpucët si dhe duart ti pastronin në një përmbajtje desinfektuese, për t’u siguruar se nuk do përcillnin asgjë nga mikrobet që mund të sillnin nga vendet e tyre.
E pikërisht këtë moment që për publikun shqiptar na shfaqet për herë të parë e mungon i dokumentuar edhe në artikullin e Y. Zajmit, na e rezervon vetë Franz Beckenbauer në një album personal fotografik me titull: „Schau'n mer mal" - Franz Beckenbauer - Geschichten und Bilder einer aussergeëöhnlichen Karriere“, me autor Tom Bender dhe Michael Pfad, botim i vitit 1995.
Ajo i referohet një shprehje të famshme të përdorur në dialektin bavarez nga legjenda Beckenbauer „Schau'n mer mal“ që në shqip do të thotë pak a shumë „të shohim një herë“ e që përmban momente nga jeta e tij futbollistike e ajo familjare. Titulli vijon në fakt me: “Franz Beckenbauer-Histori dhe imazhe të një karriere të jashtëzakonshme“. Albumi çelet me një parathënie të ish-Kancelarit të ndjerë të RFGJ-së, Helmut Kohl.
Sigurisht se shumë fansa të tij në Gjermani e në Shqipëri, padyshim se e posedojnë atë, dikush si dhuratë e dikush si të blerë në vitet ’90, por askujt nuk i kishte rënë në sy një detaj shumë i veçantë në lidhje me Shqipërinë në përmbajtje të këtij albumi.
Është pikërisht një foto që edhe pa diçiturë flet shumë, por gjithsesi në diçiturën e saj shkruhet: „Aeroporti i Tiranës / Beckenbauer duhet të lajë duart në një solucion desinfektues. Në këtë mënyrë eliminohen të gjitha viruset kapitaliste. Vetëm pas kësaj mund të vijonte udhëtimi për më tej. Në ekstremin majtas në foto, shihet edhe Berti Vogts“.
Është sigurisht një detaj që lidhet shumë me situatën aktuale, pavarësisht se s‘ka dyshim se autorët e albumit e kanë përfshirë në atë kohë këtë detaj në album, pikërisht për të sjellë edhe më fort efektin e habisë në kufijtë e një humori thuajse të zi, që e ilustron edhe më shumë izolimin e vendit tonë në ato kohë. Mund të ketë qenë sigurisht edhe një përzgjedhje e vetë Beckenbauerit, por kjo pak rëndësi ka.
Nga perspektiva aktuale, tashmë e shohim se s‘paskësh qenë aspak një masë e tepruar, e as e qesharake, duke pasuar parasysh protokollin e orientimet e sjella nga OBSH në të tilla raste, ku kontakti i parë me të huajt shpesh të dikton edhe futjen në karantinë në raste ekstreme si ky i pandemisë.
Beckenbauer do të vinte edhe disa herë të tjera në Shqipëri e do të takohej edhe me miq e tashmë ai e dinte se jo vetëm në 1971, kur stadiumi do të mbushej plot për të parë qoftë edhe seancat stërvitore të „Nationalmannschaft“-it, shqiptarët përtej „solucionit desinfektues“ do të rezervonin për të e mbarë kombëtaren gjermane gjithë admirimin e tyre.
Ajo VKM dhe ai vendim i ish-kryeminsitrit Shehu do të vijonte të kishte fuqi madje edhe pas demokracisë, në kohë fare të zakonshme (edhe pse jo në Rinas) ku dëshmitarë janë shpesh udhëtarët që kalojnë në pikat e kalimit kufitar tokësor, ku u duhet të njomin me solucion gomat e makinave të tyre, një procedurë që veç kostos, u duket sidoqoftë shumë e habitshme dhe qesharake.
Përtej fotos që na përcillet nga albumi në fjalë, po sjell në këtë prurje edhe disa foto të shkëputura nga shtypi gjerman i kohës (të cilat për të mos kaluar në përsëritje vulgare, po ashtu nuk gjenden në artikullin e U. Zajmit) që shoqëruan atë ngjarje që sikurse e theksuam, shtroi padyshim rrugën e sukeseve më madhorë në historinë e futbollit gjerman dhe ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e futbollit botëror, përsa i përket skemave taktike dhe shpirtit të garës në ekip që nuk gjendet askund tjetër në botë në atë masë, sa në atë gjerman.
Diçiturat:
1: Foto e albumit të Beckenbauerit që lidhet me Shqipërinë në të cilën shënohet: „Aeroporti i Tiranës / Beckenbauer duhet të lajë duart në një solucion desinfektues. Në këtë mënyrë eliminohen të gjitha viruset kapitaliste. Vetëm pas kësaj mund të vijonte udhëtimi për më tej. Në ekstremin majtas në foto, shihet edhe Berti Vogts“.
2: Kopertina e albumit fotografik të Franz Beckenbauerit me autor Tom Bender dhe Michael Pfad, botim i vitit 1995.
3, 4, 5, 6: Foto të paraqitjes dhe komentit të takimit Shqipëri-RFGJ në Tiranë 17 shkurt 1971, në faqet e shtypit gjerman të kohës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38