Flash News

KRYESORE

Kur dashurohem me një autor mundohem t'i lexoj gjithçka - edhe intervistat nëpër gazeta

NEDA BALLUKU

Ajo u bë e njohur prej një mediumi që ka aspak lidhje me librin: Big Brother Albania. Duke u munduar që në atë det superficialiteti të dilte në krye edhe nëpërmjet bagazhit të leximeve. E lindur në vitin 1991, Neda përfaqëson, në njëfarë mënyre, një 'brez të humbur'. Kujt t'i jepen: teknologjisë, përmbushjes nëpërmjet plotësimit të dëshirave të atypëratyshme, apo...? E kush e ka këtë përgjigje.

Ndoshta gjendet nëpër libra.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?

Autori. Zakonisht lexoj të njëjtin zhanër.

-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?

Jo, kam lexuar nja 90%.

-Libri i parë që keni lexuar…

'Kozeta'- Viktor Hugo. 7 vjeçe...

-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…

'Historia e jetës sime' - Hillary Clinton.

-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnaziste apo studente?

- Me nënën dhe shoqet.

-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?

-Gjithmonë, në çdo bibliotekë të mundshme.

-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?

-Shkoja rregullisht, por jo më.

-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër?

-Kurrë. Mendoj se është normë kulturore që duhet të rregullojë vetveten.

-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?

-Po, të Ernesto Sabatos.

-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?

Preferoj t'i zgjedh vetë, por e vlerësoj librin si dhuratë.

-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës…?

- Sido, kudo, kurdo.

-A lexoni në banjë?

-Dikur po, por tani për shkak të impenjimeve në familje shumë më pak.

-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?

- Italisht, Anglisht. Dhe janë, fatkeqësisht, shumë më mirë se në shqip.

-Mbani shënime kur lexoni?

-Patjetër. Nëse harroj, më ndodh edhe që i rikthehem librit nga fillimi.

-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?

Përfundimisht proza. Poezinë e vlerësoj, por nuk e ndjej timen. Kur dashurohem me një autor mundohem t'i lexoj gjithçka - edhe intervistat nëpër gazeta.

-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?

- Milan Kundera, John Fante, Orhan Pamuk, Dino Buzzatti, Italo Calvino...

-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?

Po.

-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?

'Princi i Vogël', 'I Huaji', 'Lehtësia e papërballueshme e Qenies'.

-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…

Nuk i përsëris kurrë, nuk përshtaten me ditët e sotme.

-Na thoni një varg të preferuar poezie…

- "...dhe une isha i dashuruar me një tjetër. Shih ç'ndëshkim! Një tjetër shkruante një emër mbi rërë..."

-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?

Qeni i Pamukut.

-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?

E kam akoma tek ëndrrat e së ardhmes.

-Çfarë po lexoni?

Gruaja e thyer - S.D.B

Të fundit