Flash News

KRYESORE

Kur do flasim? Basha sërish i prerë: Dialogu me Ramën rezultoi i dëmshëm për vendin

Kur do flasim? Basha sërish i prerë: Dialogu me Ramën rezultoi i

Kreu i PD, Lulzim Basha është përgjigjur sërish i prerë, duke refuzuar ftesën e kryeministrit për t’u ulur në një dialog mes tyre dhe zgjidhjen e ngërçit aktual politik.

Pas takimit që zhvilloi paraditen e sotme me zv.ambasadoren e ShBA në vendin tonë, Leyla Moses-Ones, Basha refuzoi ftesën e Ramës, duke iu referuar marrëveshjes së 17 majit .

“Nuk do të jap asnjë koment për njeriun që shkaktoi këtë krizë, s’e kam ndërmend ta bëj pjesë të këtij komunikimi. Populli foli dje, do flasë edhe në 16 mars, Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit dhe të lejojë hetimin e dosjes 184 dhe 339.

Ai nuk është në gjendje ta bëjë se është pjesë e kësaj dosje, ndaj zgjedhja mbetet në dorë të popullit, deri sa të kemi çlirimin e vendit nga krimi.

Dialogu mes meje dhe Ramës rezultoi i dëmshëm për interesat e vendit. Ai hiqet si kreu i PS, por në fakt është vetëm bashkëpunëtor i oligarkëve”, u shpreh Basha.

Parimi për kandidatët e PD: ‘Një anëtar, një votë’

I pyetur mbi atë që u diskutua në takimin që zhvilloi sot në selinë blu me zyrtaren e lartë amerikane, Basha shmangu komentet, por theksoi se në listat e ardhshme zgjedhore kandidatët e PD për deputetë do të zgjidhen sipas parimit ‘një anëtar, një votë’.

“Dua të ndaj dy ditë të suksesshme me bashkëpunimin e Institutit Republikan amerikan, përfaqësues që janë këtu për të ndihmuar PD, jo vetëm për ne, por dhe Shqipërinë.

Me modelin që ofrojmë, deputetët e ardhshëm të PD do të zgjidhen me parimin ‘një anëtar një vote’ nga anëtarësia e plotë e PD.

Ky është hapi që do hedhim, pasi qëllimi nuk është vetëm largimi Ramës, por shembja e sistemit që ka ngritur, pasi e ka larguar nga njerëzit e thjeshtë dhe e ka shndërruar në një vegël në duart e një grushti oligarkësh.

Ky është modeli që unë ofroj, me ndihmën e partnerëve për të nisur hapat me qëllim evidentimin e më të zotëve që do përfaqësojnë në garën e ardhshme”, tha kryedemokrati Basha.

 

Të fundit