Flash News

KRYESORE

Kur do hapet transporti urban? Përgjigjet Manastirliu

Kur do hapet transporti urban? Përgjigjet Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu përgjigj disa shqetësimeve të qytetarëve në një lidhje me “Skype”, në News24.

Qytetarët janë ankuar për mbajtjen mbyllur të transportin urban, duke thënë se nuk kanë mundësi të marrin taksi dhe se punët e tyre janë larg.

Për këtë shqetësim, ministrja Manastirliu tha se transporti urban paraqet risk të lartë. Por njoftoi se po hartohet një protokoll i posaçem dhe shumë shpejt do ketë një vlerësim për hapjen.

“Është një shqetësim që me të vërtetë është edhe për ne. Duhet konsideruar se transporti urban është me rrisk të lartë, po hartojmë protokolle të posaçme dhe shumë shpejt do ketë një vlerësim për hapjen e një transporti urban”, tha Manastirliu.

Të fundit