Flash News

KRYESORE

Kur do të rikthehet Allegri? Përgjigjen e jep vetë tekniku

Kur do të rikthehet Allegri? Përgjigjen e jep vetë tekniku

Massimiliano Allegri aktualisht po mëson anglisht. Trajneri shkëputi marrëdhënien me Juventusin në fundin e sezonit të kaluar dhe ka menduar të kalojë një vit pushim.

Në një intervistë të fundit, ai ka konfirmuar se do të rikthehet shpejt në pankinë. Ai gjithashtu ka thënë se i mungon futbolli dhe se nuk do e zgjasë shumë me pushime, sepse mund të mos kthehet më kurrë në fushë pastaj.

“Do të rikthehem me të nisur sezoni i ri. Mendoj se kam bërë mjaftueshëm pushime. Ende nuk e di se çfarë ka rezervuar e ardhmja. Tani jam duke mësuar anglisht, që ta kem për kulturën time personale”, ka thënë Allegri.

52-vjeçari pritet të marrë drejtimin e një skuadre në Premier League. Deri tani, skuadra e përmendur më shumë është Manchester United, edhe pse ai ka theksuar se nuk ka akord me asnjë klub.

Të fundit