Flash News

KRYESORE

Kur Fan Noli, Fishta, Mjeda e Gurakuqi ishin bashkë në një parlament

Në parlamentin e parë shqiptar të vitit 1921 u ulën në karrigen e deputetit emra të më dhenj të letërsisë e kulturës shqiptare. Në ato vite të vrullshme për kombin, ishin këta artistë e shkrimtarë që morën në dorë fatet e atdheut dhe që më pas ishin pjesë e parlamentit të parë shqiptar. Mes emrave të shquar ishin Fan Noli, deputeti i Korçës, Kristo Floqi, deputeti i Dibres, Visarion Xhuvani, deputet i Durrësit, Mit’hat Frashëri, deputet i Gjirokastrës, At Gjergj Fishta, Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, deputetë të Shkodrës, etj.  Në parlamentin prej 78 anëtarësh, afro gjysma e tyre ishin intelektualë të shquar, gazetarë dhe botues, të cilët në vitet ‘20-‘30 ishin në krye të politikës dhe publicistikës shqiptare. Ndoshta parlamenti i parë pluralist i Shqipërisë është ndër më të “pasurit” me emra të shquar shkrmitarësh e poetësh, botues e gazetarë,  ndërsa parlamenti i fundit, i 2017-s, është më i varfëri, pasi nuk ka asnjë deputet që të vijë nga radhët e artistëve dhe shkrimtarëve të vendit. 

 

Të fundit