Flash News

KRYESORE

Kur flokët gri udhëheqin

Flokët e thinjur janë një stres njësoj si për femrat, ashtu dhe për meshkujt. Megjithëse, të parët e ndjejnë dhe e përjetojnë më shumë.  Kjo sepse - shumë njerëz - e lidhin këtë me paralajmërimin e plakjes. E megjithatë kjo nuk është shumë e vërtetë. Thinjat, shpesh, janë dhe gjenetike dhe nisin në një moshë shumë të re.

Whatever!

Nuk do flasim për stresin e thinjave. Por për të kundërtën: Sa joshës ngjani kur flokët tuaja janë të thinjura. (Po flasim për meshkujt kësaj radhe).

E nisim.

Patrick Dempsey

Nuk e di për ju, por aktori amerikan Patrick Dempsey, "të heq zarin". Edhe pse në moshën 53-vjeçari, aktori tërheq gjithnjë vëmendje dhe josh shumë femra me stilin e tij, prezencën dhe flokët e thinjur.

Michael Sheen

Aktori Michael Sheen është një shembull i mirë për të treguar se thinjat ngjajnë bukur edhe në flokë kaçurrele. Sidomos kur veshur ke një kostum kaq elegant sa aktori.

Alan Cumming

Përputhja e flokëve me kostum tuaj - apo është kostumi që iu përshtatet flokëve - është një lëvizje e denjë për përkujdesje.

George Clooney

Jo më kot e lamë për të fundit. Aktorin 58-vjeçar e mbajmë gjithmonë mend të thinjur. Clooney mesa duket është një nga ato rastet gjenetike. Gjithmonë ka qenë një nga aktorët më të pëlqyer në Hollyëood. Kaq i lakmuar nga femrat, pa as dyshimin më të vogël, aktori amerikan mban kurorën e të thinjurve më të bukur.

Të fundit