Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arb Elo
Nuk do e kisha marrë mundimin për të shkruar saktësimin e mëposhtëm, së pari, sepse lajthitje të tilla më ndodhin vetë me shumicë, së dyti, ngaqë do të vë re një të tillë edhe te një shkrimtar që e kam për zemër, Kadarenë në këtë rast, dhe, së fundmi, ngase vërejtje të tilla nuk është se janë medoemos të nevojshme, aq më tepër kur janë vetëm detaje anësore të një vepre që qëndron fare mirë edhe pa to. Mirëpo në rastin në fjalë, lajthitjen fillestare e gjej të shumëfishuar e të marrë për të mirëqenë edhe nga lexues e admirues të shumtë të Kadaresë, e gjej në fjalën e presidentit Nishani kur i jepet »Dekorata e Flamurit Kombëtar« shkrimtarit vitin që shkoi, e gjej në parathënien e shkruar nga Kadareja librit të gazetares Eni Vasili »Unë kam vrarë«, e gjej në librin e fundit të mjeshtrit »Mëngjeset në kafe Rostand«, e gjej në një shkrim të Rudolf Markut, e gjej në blogun e një mikut tim, admirues i thekur ky, si edhe unë vetë, i shkrimtarit tonë të shquar, e dëgjoj në biseda me miq e mikesha si fakt të kryer, ndërsa së fundmi ma dërguan me email bashkë me vargje të tjera në shqip për hijeshinë femërore.
Lajthitja rrezikon të shndërrohet në legjendë urbane letrare pra, ndaj edhe nevoja për këtë saktësim. Shkruan Kadare në »Mëngjeset në Kafe Rostand« (fq. 127), në pjesën e titulluar »Zonjat e vogla të letërsisë shqipe«:
(…) Si në një serial vetëtimash, një perlë e një tjetër poeti, Pjetër Bogdanit, përbën një nga kulmet botërore në portretizimin e hijeshisë femërore:
Me diell veshun, mbathun me hanë…
Ndërsa në parathënien e librit të Eni Vasilit »Unë kam vrarë« Kadare shkruan: (…)
Sfida të tjera, siç ishte sublimimi i pa asnjë kufi, i bukurisë femërore, qysh në mesjetën e vonë (portretizimi i famshëm i femrës shqiptare prej Pjetër Bogdanit »veshur me diell, mbathur me hanë«, për të dhënë vetëm një shembull, do ta vërtetonte këtë.
Thotë Bujar Nishani në fjalën e tij me rastin e dhënies së dekoratës së Flamurit Kombëtar, me gjasë duke cituar vetë shkrimtarin: (…)
Duke përfunduar me lejoni t’i bëj homazh paraardhësit të hershëm të Ismail Kadaresë, Pjetër Bogdanit, të huazoj vargjet e tij për të thënë se letërsia shqipe falë Ismail Kadaresë ngjan kudo e kurdo »veshur me diell dhe mbathur me hënë«.
Shkruan Rudolf Marku për gazetën MaPo:
(…) Sa për veten time, mendoj se është rasti që të rrëfejë një mëkat timin: sa më tepër jam njohur me poezinë moderne të kohërave tona, aq më shumë kam jetuar dhe jetoj në atë gjendjen e mahnitjes e të admirimit për një varg poetik të Pjetër Bogdanit tonë, një varg poetik që ka vlerën e një Antologjie të tërë poetike: “veshur me diell e mbathur me hanë” (…)
Nëse ky ortek keqkuptimesh vijon kësisoj, ka shumë të ngjarë që vargjet e Bogdanit të interpretohen kështu në shkolla, të zënë vend në tekstet e librat aty, të merren pra të dhëna e ndaj është për të ardhur keq që saktësimin që vijon e bën dikush që nuk është as studiues i Bogdanit, as nuk ka ndonjë lidhje profesionale me letrat dhe as nuk shquhet si njohës i hollë i Biblës. Nuk është se duhet edhe ndonjë erudicion sipëror për të ardhur në përfundimin se vargjet në fjalë nuk i kushtohen as hijeshisë femërore e as femrës shqiptare, por janë një përkthim thuajse fjalë për fjalë, në mos citim, nga libri i fundit i Biblës, nga Besëlidhja e Re, Zbulesa.12 (Gruaja dhe dragoi* përkthimi është i shkruesit):
1 Pastaj një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e veshur me diell dhe e mbathur me hënë dhe mbi krye një kurorë me dymbëdhjetë yje.
2 Ishte shtatzënë e bërtiste nga dhimbjet dhe mundimet e lindjes.
3 Dhe u duk një shenjë tjetër në qiell: dhe ja, një dragua i madh i kuq, që kishte shtatë koka e dhjetë brirë, dhe mbi koka kishte shtatë kurora.
4 Dhe bishti i tij tërhiqte pas vetes një të tretën e yjeve të qiellit dhe i hodhi ato mbi tokë. Dhe dragoi qëndroi përpara gruas që ishte gati për të lindur, për të gllabëruar birin e sa,j kur ky të kishte lindur.
5 Dhe ajo lindi një bir mashkull, i cili duhet të udhëheqë të tëra kombet me skeptër të hekurt; dhe biri i saj u rrëmbye pranë Zotit dhe fronit të tij. (…)
Nuk më takon mua të gjykoj as për hijeshinë e përkthimit të Pjetër Bogdanit e as për rëndësinë e tij për gjuhën tonë; por, sidoqoftë, nuk më duket se figura e gruas te Gjoni ka ndonjë lidhje me hijeshinë femërore, apo femrën shqiptare në Mesjetë. Nuk më ngjan gjithashtu, po të lemë mënjanë aftësinë e përkthyesit e shqipërimin si të tillë, se kemi të bëjmë këtu me ndonjë perlë poetike të Bogdanit, veç në qoftë e tillë ajo e Gjonit.
Pa shumë lidhje me temën, por sa për t’i dhënë një ngjyrim lojcak e trivial interpretimit të pjesës së cituar më lart nga Zbulesa: ka një teori kijameti të radhës për momentin, nga ato të fundit të botës që përfliten thuajse çdo vit, që gjen te figura e gruas së »veshur me diell e mbathur «yllësinë e Virgjëreshës, ndërsa dragoi është Nibiru, planeti fantazmë i shumë teorive konspirative. Më 23 shtator të këtij viti.
Për më tepër mund të gugllojë gjithsekush lehtë. Nëse interesohet për kijametin.
*Titulli i autorit: Veshur me diell, mbathur me hënë. Botohet me lejen e Peizazhetefjales. http://peizazhe.com/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38