Flash News

KRYESORE

Kur hapen negociatat Shqipëri-BE? Hahn: Jemi shumë larg

Kur hapen negociatat Shqipëri-BE? Hahn: Jemi shumë larg

Kryeministri Edi Rama tha më 25 maj se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian do të hapen brenda këtij viti. Komenti i Ramës u bë pas një takimi informal në Burksel me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini.

Por kur fundi i vitit po afrohet, nga BE po vijnë sinjale shqetësuese për shqiptarët. Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar sot në një intervistë për ‘Deutsche Welle’, se vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria, janë ende shumë larg nga hapja e negociatave. Ndërkohë, ai vlerësoi progresin e Serbisë dhe Mali të Zi, që kanë më shumë se dy vite që zhvillojnë negociatat me Brukselin.

“Ky është në fakt edhe sharmi i këtij procesi, sepse ne themi: ne duam t'i bashkojmë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku, pavarësisht nga niveli që kanë arritur në procesin e anëtarësimit të ardhshëm në BE. Ne konkretisht jemi duke zhvilluar negociata me Serbinë dhe Malin e Zi, me të tjerat jemi shumë larg”, ka deklaruar Hahn.

Ky qëndrim duhet të jetë zhgënjyes për kryeministrin Rama, pasi së fundmi ka mbështetur idenë e tregut të përbashkët ballkanik, sponsorizues i të cilit është Johannes Hahn, pavarësisht kundërshtimit të fuqishëm të Kosovës.

Johannes Hahn i dërgon të gjitha paratë e “Berlinit” në Serbi, asnjë investim për Shqipërinë dhe Kosovën

Të fundit