Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kur Kosova, papritur, bëhet temë e rivalëve për president të Amerikës
Ana Otasheviç/ Danas
Kosova, në mënyrë të befasishme, u bë temë e rivalëve për president të SHBA-ve. Kandidati demokrat Xhozef Bajden, kritikoi politikën e Donald Trampit ndaj Beogradit dhe Prishtinës që anashkalon Bashkimin Europian. Presidenti amerikan është alergjik ndaj trashëgimisë së Klintonit dhe për të ka rëndësi të demonstrojë se është në gjendje të bëjë një deal poliktik në skenën ndërkombëtare për të cilin europianët nuk janë të aftë.
Në triller-in diplomatik që po zhvillohet pas kulisave të politikës botërore këto dy vitet e fundit, në takimet joformale gjatë konferencave ndërkombëtare, në kabinetet e liderëve botërorë me të cilët bisedon presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, në takimet e fshehta me Hashim Thaçin (deri në qershor në kohën që ai u nxorr jashtë loje), opinioni publik ka mbajtur frymën pezull edhe kur është lajmëruar për takime zyrtare të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, në pritje të zgjidhjes “përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse”.
Nuk shpjegohet asgjë se çfarë zgjidhjeje pritet, më sëpaku presidenti i tyre, i cili në lidhje me pozitën dialoguese të Serbisë kënaqet me konstatimin se “nuk është e mundur që njëra palë të marrë gjithçka e tjetra asgjë”.
Pra, bëhet fjalë për tregti. Çfarë tregton Vuçiçi? Territorin e Kosovës për të cilin mendon se është tashmë i humbur. “Do ta kemi më të vështirë në lidhje me Kosovën dhe Metohinë”, tha Vuçiçi fundjavën e kaluar në një intervistë dhënë TV Prva, para takimit në Uashington në fillim të muajit shtator.
“Thonë se ekziston mundësia, nëse arrijmë ndonjë gjë, të shfaqet edhe Presidenti Tramp”, shpjegoi Vuçiçi dhe, në lidhje me konstatimin e gazetarit intervistues se presidenti amerikan del në skenë në takimet me liderët e vendeve të vogla, si puna e Serbisë, vetëm nëse është diçka e rëndësishme, Vuçiçi i’u përgjigj në mënyrë enigmatike: “Kjo është ajo që më shqetëson”.
Kështu u përgjigj presidenti serb edhe ndaj pyetjes përse “bisedimet” në Uashington që i organizon Riçard Grenelli, i dërguari special i Trampit për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, që ishin lajmëruar të mbaheshin me 2 shtator, janë shtyrë ndosha për me “3 dhe 4 shtator”.
Për këtë kanë shkruar ditët e kaluara mediat e Prishtinës, gjë që shtypi i Beogradit (përshembull gazeta “Politika”) i ka interpretuar me dyshim si “alarm i ri” që po përpiqen të shkaktojnë mediat shqiptare. Por shumë shpejt nga Uashingtoni erdhi lajmi se takimi është shtyrë për me 4 shtator.
U interpetuan me mosbesim edhe vlerësimet e publikuara në mediat shqiptare se tema të takimit nuk do të jenë problemet ekonomike, sikurse ishte thënë në fillim, por problemi politik i njohjes së Kosovës. Një ditë më vonë Vuçiçi tha për TV Prva se “shqiptarët nuk duan të bisedojnë për ekonominë, atyre nuk u intereson ekonomia, por duan të zgjidhin vetëm diçka statusore”. Është krijuar përshtypja se mediat serbe i marrin të fundit informacionet mbi atë që ato e konsiderojnë interes kombëtar dhe madje këto i publikojnë vetëm nëse i pohon presidenti Vuçiç. E tillë është fryma e kohës.
Kapitullim i pjesshëm
Në të njëjtën intervistë presidenti i Serbisë u përpoq edhe një herë ta shpjegojë pozicionin e tij në bisedime.
“Puna është se çfarë mund të ofroni. Sikur të na ofroni: ‘Njihni Kosovën e pavarur dhe do të keni mbështetjen për integrimin euroatlantik’, faleminderit shumë për këtë”, tha duke paraqitur një bisedë imagjinare me një dialogues perëndimor dhe shtoi: “Dilni me diçka që është më serioze, gjë për të cilën mund të bisedojmë”.
Dhe, për të relativizuar pozitën e tij negociuese: “Ne nuk kemi ndonjëfarë hapësire të madhe në të cilën mund të prisni se mund të jemi të kënaqur (...) Bëjmë sikur nuk shohim (...) se cili është realiteti. Humbëm luftën në 99-ën, një ditë pasi e humbëm, pasi nënshkruam një kapitullim të pjesshëm, si politikanë, nuk e humbëm ushtarakisht, por e humbëm ekonomikisht (...) dhe nënshkruam vetëm një kapitullim të pjesshëm, bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe sillemi sikur kjo nuk ka për të patur pasoja. Do të ketë. Si edhe në 2008-ën, kur shpallën pavarësinë e Kosovës, heshtëm dhe bëmë sikur nuk kishte ndodhur asgjë, madje i ndihmuam rreth qëndrimeve të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë. Arritëm të kthehemi në tryezën e bisedimeve, por ky nuk është tashmë pozicioni i viteve ‘90-të, apo i viteve ‘60-të. Kësisoj edhe shumë teza duhet të jenë ndryshe. Nuk kemi ndonjë kartë të fortë në dorë. Duhet të përkujdesemi për të ardhmen e vendit, për sigurinë e popullsisë tonë në Kosovë dhe Metohi (...) të mbajmë parasysh edhe interesat e popullit tonë në Kosovë e Metohi dhe ato të të gjithë banorëve të Serbisë”, tha Vuçiçi.
Presidenti i Serbisë i ndan interesat e serbëve që jetojnë në Kosovë e Metohi, në të cilën pushteti serb nuk ka fare kontroll, nga interesat e e serbëve që jetojnë në pjesën qendrore të Serbisë.
Hartat dhe territoret
Dy vitet pas tensioneve të rritura që pasojnë çdo etapë të “dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, mund të konsiderohen si matje pulsi të opinionit publik kur përmendet “njohja” apo “shkëmbimi i territoreve”.
“Soft Landing” (ulje e butë) siç do të thoshte Ivan Vejvoda, ministri i padiskutueshëm serb i punëve të jashtme, gjë që në kontekstin diplomatik do të thotë bindje graduale e opinionit publik me një ide që ai e kundërshton- ndarja e Kosovës nga Serbia- me synimin që të pranohet si zgjidhja e vetme e mundshme. Vejvoda është për “realizëm”. Edhe Vuçiçi është në këtë linjë.
Vuçiçi mendon, megjithëse nuk guxon ta thotë, se për Serbinë do të ishte më mirë të arrihej një marrëveshje për ”shkëmbim territoresh”. Ai punon prej një kohe të gjatë për të krijuar këto kushte. Kjo pozitë e tij është e induktuar, por i hap perspektiva politike, për tu gjendur më vonë në rolin e liderit që e futi Serbinë në Bashkimin Europian.
Mbi “ndërkufizimin me shqiptarët” zyrtarët serbë folën për herë të parë publikisht në muajin gusht të vitit 2018. “Unë jam dakord dhe këtë nuk e fsheh, kjo është politika që përfaqësoj (...) për ndërkufizim me shqiptarët”, u tha gazetarëve në Shid me 9 gusht të vitit 2018. Një muaj më vonë, në një konferencë në Mitrovicë të Kosovës me datë 9 shtator, deklaroi se nuk është fjala për ndryshime kufijsh: “Kur u thonë se unë dua të ndryshoj kufijtë, nuk u thonë të vërtetën”. Gazeta franceze Le Monde dhjetë ditë më vonë, me 21shtator publikoi tekstin “Kosovë-Serbi: shkëmbim territoresh, fundi i tabusë”, shoqëruar me hartën mbi zonat për shkëmbimin e të cilave kishin biseduar Vuçiçi dhe Thaçi.
“Plani i tyre, megjithëse nuk është i formuluar qartë, përbëhet nga ajo që të shkëmbehet veriu i Kosovës rreth Mitrovicës, që mbështetet të Serbia dhe që banohet kryesisht nga serbët, me Preshevën në Juglindje të Serbisë. Këtë ide atëbotë e kanë mbështetur Bernar Kushneri, ish admministratori i Kosovës, Johanes Han, komisar europian dhe Xhon Boltoni, këshilltar për sigurinë kombëtare i Donald Trampit.
Zgjidhja e Vuçiçit
Që atëherë presidenti i Serbisë ka deklaruar shumë herë se “zgjidhja e tij” ka dështuar. Në një intervistë të muajit maj të vitit të kaluar dhënë të njëjtit stacion televiziv presidenti i Serbisë tha se Kosova do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin, jo sepse ai ka për ta njohur, por sepse nuk u pranua propozimi që ai ofroi, por gjithsesi nuk tha se për çfarë propozimi bëhej fjalë.
“Thoni se nuk keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim, jam dakord se nuk e keni dëgjuar, po përse e sulmuat?”, tha Vuçiçi, duke u ruajtur nga pasojat: “Për këtë pyes shumë nga ata që protestuan (...) përse e bëtë një gjë të tillë dhe si është e mundur që nuk mundët të kuptonit realitetin dhe që i penguat shumë njerëz që Serbia të merrte diçka për popullin dhe vendin e saj“, tha Vuçiçi.
Disi më i përcaktuar ishte në një bisedë në fund të muajit korrik për sajtin privat komercial të gazetares me prejardhje serbe, “Pavlloviç Tudej”.
Në intervistën që bën pjesë në fushën e marketingut politik (atje ku njerëzit e presidentit të ngarkuar me marrëdhëniet publike mund të flasin me romuze), Vuçiçi tha: “Kur kam pas folur për demarkacionin e serbëve dhe shqiptarëve, ka qënë një qëndrim mjaft racional. Do tu kujtoj se atëbotë kam thënë se Serbisë i kërkohet çdo herë të bëjë lëshime dhe të mos marrë asgjë në këmbim të tyre. Atëherë të gjithë mu hodhën përsipër. Nuk e keni vënë re sesa fuqi duhet për të thënë diçka (...) Kam thënë: ‘Ballkani i popujve ballkanike, na lini të bisedojmë, të merremi vesh mes vedi’. Por askush atëbotë nuk deshi të na linte ne të bisedojmë dhe të arrijmë marrëveshje (...) Kur u propozova shqiptarëve: ‘Hajde të ulemi dhe të bisedojmë e të merremi vesh, marrëveshjen tonë duhet ta pranojnë të gjithë’, erdhën sulme kundër meje nga të gjithë anët e botës. (...) Ofrova një zgjidhje kompromisi që nuk e deshte askush. Tani pres t’i ofrojnë Serbisë diçka që Serbia mund ta pranojë. Ende nuk e kam dëgjuar. Nuk e kuptoj se çfarë planifikojnë”. Mbi propozimin e tij (“demarkacionin”) “sot nuk flitet më”, shpjegoi presidenti i Serbisë.
Qëkur Vuçiçi nuk bisedon më me Thaçin, pasiqë kundër ish komandantit të UÇK-së në muajin qershor është bërë publike akuza për krime lufte, u duk se ideja për shkëmbimin e territoreve është braktisur përfundimisht. Por ky propozim, në mungesë të zgjidhjeve të tjera, ka përsëri forcë tërheqëse. Një burim i paidentifikuar i gazetës “Figaró” nga pallati Elize tha në fillim të korrikut për këtë gazetë se “shkëmbimi i territoreve mund të jetë opsion nëse e pranojnë palë të ndryshme”, porse “nuk ka përshtypje se një gjë e tillë është sot kështu”, si dhe “ka mënyra të tjera të arrihet njohja e Kosovës dhe të mbrohet pakica serbe”, duke mos e shpjeguar sesi mund të bëhet kjo. Burime të Figarosë kanë pohuar se Zhozef Boreli nuk është kundër idesë mbi shkëmbimin e territoreve. Kundërshtari më i madh i kësaj ideje është Gjermania.
Xhon Boltoni, i cili ndërkohë është përfshirë në listën e gjatë të kundërshtarëve të Trampit që e kanë braktisur Shtëpinë e Bardhë, për TV N1 në fillim të muajit gusht tha përsëri se mbi “shkëmbimin e territoreve” si ide që administrata amerikane e ka mbështetur, nëse të dyja palët bien dakord, si dhe se kjo nuk do të kishte “asnjë ndikim në Bosnjë, Shqipëri, Rumani, Bullgari ose ndonjë të tretë”. Boltoni e tha këtë, megjithëse Grenelli në muajin gusht kundërshtoi ish këshilltar dhe deklaroi se shkëmbimi i territoreve nuk ka qënë ide e Trampit.
Një këndvështrim europian
Mishel Fushé, gjeograf dhe ish këshilltar i Iber Vedrinit, ministrit francez të Punëve të Jashtme në kohën e bombardimit të Jugosllavisë në vitin 1999, mendon se Bashkimi Europian “është i prirur për shkëmbimin e territoreve me të rënë dakord të dyja palët”, se “edhe Parisi është në këtë linjë”, dhe se qëndrimi i Berlinit dalngadalë po ndryshon. “Avdullah Hoti (i cili ka zëvendësuar Thaçin në bisedime) është më i hapur për kompromis sesa Albin Kurti”, mendon Fusheja. “Argumenti se kjo zgjidhje do të shndërrohej në një precedent që mund të shpjerë ne efektin dominó (në Bosnjë) nuk është më i qëndrueshëm”. Cila është aresyeja? “Ballkani është me rëndësi për Francën dhe Bashkimin Europian, për shkak të ndikimeve të jashtme, çështjen e migracionit, rrezikun nga xhihadistët në Bosnjë dhe Kosovë, si dhe për shkak të efekteve pozitive: vazhdimi i mëtejshëm i integrimit të Ballkanit Perëndimor (me të arritur Franca ta ndryshojë thelbin e procesit të zgjerimit)”, thotë Fusheja. “Brukseli si edhe Uashingtoni janë të fiksuar nga ideja e ndikimit të Pekinit, Moskës, Ankarasë dhe vendeve të Gjirit Persik në rajon (kujtoni vetëm pllakatet pro-kineze në Beograd)”, shton ky ish ambasador i Francës në Letoni dhe ish drejtori i qendrës për analiza dhe planifikim në Ke d’Orsej, i cili në vitin 2017 mbështeti në zgjedhjet presidenciale Emanuel Makronin.
Parisi, njëlloj si edhe Berlini e Uashingtoni, e shohin me dyshim zgjerimin e ndikimit kinez në Ballkan, e Serbia ka shkuar më larg se të gjithë në hapjen e dyerve për investimet kineze dhe pranimin e ndikimit politik të Pekinit. Është në interesin e tyre ta mbajnë Vuçiçin në sferën perëndimore të ndikimit dhe t’i pengojnë kinezët që ta shfrytëzojnë këtë pikë të dobët të kontinenti europian dhe të forcojnë ndikimin e tyre. Karta kryesore e Brukselit në këtë tregti do të ishte premtimi që Serbia mund të hyjë në Bashkimin Europian. Pala serbe te ky fakt ka parë mundësinë që të kërkojë më shumë sesa i është ofruar asaj deri tani- që ta nënshkruajë marrëveshjen për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, pasiqë të zgjidhen çështjet teknike me Prishtinën. Sa më e madhe të jetë frika e Brukselit nga Kina aq më i mirë është pozicioni dialogues i Serbisë.
Europianët e kanë të qartë se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të arrihet një marrëveshje me Prishtinën. Fusheja mendon se Prishtina do të kërkojë aprovimin e Uashingtonit për gjithçka. Një marrëveshje e tillë do të kishte qënë e pranueshme më parë për europianët, në kohën kur pozicionet e Brukselit dhe Uashingtonit përputheshin. Me Trampin nuk është më puna kështu, kësisoj arritja e ndonjëfarë marrëveshje në Uashington do të paraqitej si sukses i politikës së tij të jashtme dhe dështim i diplomacisë europiane.
Rruga e Bajdenit drejt Gilanit
Ky mund të jetë terreni i “befasisë” që përmend Vuçiçi. Se çfarë do të jetë vështirë të thuhet, sikurse është e vështirë të parashikohet çdo vendim i Trampit në politikën e jashtme.
Në favor të tezës se në Uashington vërtetë mund të ndodhë ndonjë përmbysje flet edhe fakti se ndërkohë Kosova është bërë temë e rivalëve politikë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bajdeni, në fillim të muajit korrik kritikoi Trampin për shkak se ai nuk bashkëpunon me Bashkimin Europian në lidhje me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Kjo ndodhi pasiqë në Bruksel iniciativën diplomatike amerikane e quajtën “Rambo diplomaci”. Takimi mes Vuçiçit dhe Thaçit, i cili, me iniciativën e Grenellit duhej të mbahej në fund të muajit qershor në Uashington u shty kur Gjykata speciale në Hagë bëri publik faktin se kundër Thaçit është ngritur një akuzë për krimet e kryera në Kosovë nga viti1998 deri në vitin 2000.
Bajdeni tha se ai do të veprojë ndryshe nga Trampi dhe se do të nxisë marrëveshjen rezultati i së cilës do të jetë njohja reciproke. Grenelli u përgjigj se ai po i politizon bisedimet mes dy palëve dhe se administrata e Barak Obamës, në të cilën Bajdeni shërbeu si zëvendëspresident, nuk ka bërë asgjë për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa administrata e Trampit ka mundësuar tri marrëveshje dhe vazhdimin e dialogut.
Rrethanat janë të këtilla që Trampi mund të bëjë të mundur edhe një marrëveshje të imponuar të cilën do ta shpallte si historike, siç ishte rasti i marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në mesin e muajit gusht.
Administrata e Trampit dëshiron të arrijë ndonjë pikë në fushën e politikës së jashtme para zgjedhjeve, Prishtina është nën kapotën e Uashingtonit, ndërsa Vuçiçi është në një moment politik që mund të shpjerë në ndonjë lëvizje të rrezikshme në lidhje me Kosovën, pikërisht tani pas zgjedhjeve kur forcoi pushtetin dhe kur opozita thuajse nuk ekziston.
Vuçiçi beson se pozita e Serbisë mund të jetë akoma më e keqe nëse në muajin nëntor fiton Bajdeni, djali i ndjerë i të cilit ka pas shërbyer në njësitë amerikanë në Kosovë dhe emrin e të cilit pushteti kosovar ia ka vënë një pjesë të rrugës nga Gjilani në Ferizaj. Mungon vetëm statuja e Bajdenit në Prishtinë, diku midis përmendores së Bill Klintonit, bustit të Madlen Ollbrajtit dhe dyqanit të kozmetikës të emërtuar Hilari Klinton, gjë që nuk përjashtohet nëse kandidati demokrat fiton në zgjedhje.
Ish ambasadori amerikan në Beograd, Uillijam Montgomeri, e porosit Vuçiçin se “nuk duhet ta humbasë shansin që në Uashington të arrijë ndonjë marrëveshje në përfitim të Serbisë”, e cila, sipas mendimit të tij, përfshin edhe shkëmbimin e territoreve, sepse gjasat që Trampi të humbasë zgjedhjet në muajin nëntor janë të mëdha, ndërsa Bajdeni është i prirur për nga shqiptarët dhe Kosova në kufijtë ekzistues. “Vuçiçi duhet (...) të veprojë pikërisht tani ose ta humbë shansin për zgjidhjen e këtij problemi”, këshillon ish ambasadori. “Thelbësore është shpejtësia. Me tu ndryshuar territoret një herë, kthimi prapa do të jetë i vështirë”, konstaton ish diplomati amerikan.
Alergji për Klintonët
Trampi është alergjik në lidhje me trashëgiminë e Klintonëve dhe për atë vetë ka rëndësi të tregojë se është në gjendje të bëjë një deal politik në skenën ndërkombëtare për të cilin europianët nuk janë të aftë. Një komentator në Uashington i afërt më Trampin ka shkruar në Uashington Tajms në muajin prill se është koha që “strategjia e dështuar e Klintonit në Kosovë të venitet në mesin e pandemisë së kovidit” dhe se kjo provincë për të cilën e zhvillua “lufta e Medlinit”, me një popullsi sa Bronski i Nju Jorkut, ka vlerë strategjike zero për SHBA-të.
Dukje ofruar një mbështetje të hapur për Trampin në zgjedhjet presidenciale pushteti serb vlerëson se nuk ka se çfarë të humbasë, sepse ardhja e Bajdenit vetëm do t’i përkeqësojë pozitat negociuese të Serbisë.
Në operacionin për lavdërimin e presidenti amerikan në sajtin e përmendur më lart, Vuçiçi falenderon idetë e Grenellit për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Beogradit dhe Prishtinës dhe bisedimet që ka patur më parë në Shtëpinë e Bardhë me Grenellin, këshilltarin për sigurinë kombëtare Robert O’Brajën dhe këshilltarin special dhe dhëndrrin e Trampit Xhared Kushnerin. Bëri qartë me dije se administrata e Trampit është më e hapur që të dëgjojë propozimet e Serbisë ndryshe nga administratat e mëparshme amerikane, si dhe ndryshe nga kandidati i tanishëm presidencial i demokratëve që ndjek trashëgiminë politike të Madlen Ollbrajtit.
“Nuk mund të them se Grenelli është dakord me propozimet tona, por sëpaku do të jemi në gjendje të paraqesim idetë dhe planet tona dhe nuk do të jemi të detyruiar ta bisedojmë vetëm në kuptimin e kënaqjes së interesave amerikane. Për këtë i jam mirënjohës Trampit dhe popullit të tij”, shpjegoi Vuçiçi.
Sikur në Uashington të ndodhte “befasia” dhe sikur të arrihej ndonjëfarë marrëveshje dhe kjo të përfshijë edhe “demarkacionin” me shqiptarët, Vuçiçi do të dilte si shansi i fundit për të mbrojtur interesat serbe në Kosovë.
Një marrëveshje e tillë do të arrihej duke anashkaluar OKB-në, e cila, në vitin 2010, i ka dhënë mandat Bashkimit Europian për të udhëhequr bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.
Megjithatë, Trampi ka treguar se nuk e çan fort kokën për institucionet ndërkombëtare.
Gjithsesi do të ndodhë ndonjë përmbysje në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës në Shtëpinë e Bardhë.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38