Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Roland Bejko
Kam fjetur keq sonte. Dy idiotë ma kanë prishur gjumin edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi personale që njëri është kryeministri i këtij vendi dhe tjetra deputete e kuvendit të elitës.
Ai i pashkolli megalloman me pelevreqet e tij na dështoi integrimin në Evropë. Ndërsa ajo analfabetja funksionale me belbëzimet e saj më bëri të ndihem i fyer dhe i turpëruar kur mendon se kush ta përfaqëson forcën politike ku ti aderon.
Problemi është se në politikën e të gjitha krahëve, në të gjitha nivelet nga poshtë deri lart ka shumë gjytyrymë të tillë. Ka shumë delirantë si kjo deputetja dhe shumë narcisistë anormalë si ai me pelevreqe e ngjyra ping. Por ka po kaq shumë edhe injorantë të pashkollë që me diploma të blera në kioskat universitare i thonë vetes "intelektualë" që mund të bëhen gjithçka, deri edhe kryetarë bashkish, prefektë, deputetë e ministra. Dhe e bukura është se mjedisi politik lokal apo qendror i pranon, i mbështet, i inkurajon dhe nanurit në ëndrrat e tyre gjëmëmëdha.
Vdes elita politike për idiotët dhe injorantët. I do shumë. I ka shpirt e xhan. Se idiotët janë të bindur, janë lëpirsa, janë bojaxhinj të mirë dhe lustraxhinj të paparë. Nuk të rrezikojnë as pozicionin. Të lajnë e të lyejnë me jargë e me fjalë përgjërimi ;"Mirmëngjes shefi im! Mirmëngjes shef i madh! Si ma bëre gjumin mbrëmë? Mos je sëmurë?! Ti shkëleqn kur flet! Aman, të të kemi mirë se pa ty na mori lumi!"
Të shpifur!
Nejse.
Injoranti është i bindur. I duhet shefit. I duhet se ai nuk e analizon fjalimin e tij ngaqë nuk e kupton. Nuk i gjykon veprimet e tij, se nuk e ka kapacitetin ta bëjë këtë. Po dhe po të mos jetë dakord me shefin, nuk e shpreh se e njeh aq veten. Së brendshmi i di limitet mendore që ka. Së jashtmi, nuk ka të tillë, pra limite. E di që mundësi tjetër për promovim e pasurim veç të pasurit mirë me shefin duke qenë qenë qen i bindur, nuk ka.
Po dhe shefi e di se kë ka përballë. Por e pranon dhe e do shumë, se i duhet. I duhet ta përdorë. E çon ku të dojë, e trajton si të dojë.
Kurse një i ditur, është problem. Sepse i dituri mendon, analizon, gjykon, reagon, kritikon, bashkëpunon. Por të lodh. Nuk menaxhohet lehtë.
Prandaj politika dhe administrata është mbushur me analfabetë funksionalë që nuk dinë të shkruajnë e që jargëzojnë kur flasin. Paçka se kur flasin, janë të papërgjegjshëm si te Shvejku, " Ç'më duhet mua se ç'bëj unë. Ç'më duhet mua, se ç'them unë!"
Mjafton të realizoj ambicien.
Por në rrugë e sipër këta analfabetë sofistikohen. Bëhen të "zotë". Se si i thonë një fjale, "sa të mendohet i dituri, budallai ka shkuar e ka ardhur dhjetë herë". Kanë nuhatje miu këta. Janë të parët që i ndiejnë lëvizjet tektonike të politikës. U zhvillohen instinktet në mënyrë të frikshme. Ua dikton nevoja për mbijetesë. Ata janë të parët që e nuhasin nga thellësia e gjirizit të tyre mendor se kur afrohet pushteti. Dhe risin intensitetin e lëpirjes te shefi i radhës. Të parët janë që e ndiejnë edhe humbjen e pushtetit. Pra janë të parët që e braktisin shefin e radhës dhe me vrap kthehen për tu strehuar në gjirizin e tyre nga dalin sërish kur qetësohet situata për të bërë një punë të re. Për të pështyrë atë që patën lëpirë me qejf, shefin e tyre. Shefin e madh. Shefin humbës. Që ti pëlqejnë shefit të ri. Dhe siç e shajnë ata atë, se bën dot askush më mirë. Se ata e njohin në qelizë shefin e rënë nga vakti. Ja dinë të gjitha se ishin afër tij kur e lëpinin dhe e llangosnin me jargët e tyre.
Por nejse. Secili lëviz brenda dialektikës që krijon, si shefi, si idioti si edhe injoranti dhe normali.
Prandaj elita, profesionistët, të zotët e vendit po marrin valixhet. Sepse e kanë kuptuar që këtu nuk bëhet. Sistemi është hermetik dhe nuk çahet. Është bunker. Është monopol. Ajo që i thotë vetes elitë vendimmarrëse në politikë, në shtet apo në biznes, nuk ka nevojë për ta. Ndihet mirë në moçalin që ka krijuar e rrethuar nga idiotët dhe analfabetët e përzgjedhur për ti pasur shërbëtorë prej vet asaj.
Po meqë jemi në politikë në rastin konkret, a mos e ka fajin sistemi elektoral proporcional me lista të mbyllura që po gjejnë teren këta analfabetë?!
Edhe Po, edhe Jo, pra PJO! Por më shumë është faji i kryetarëve që i përzgjedhin dhe jo i sistemit. Çdo sistem zgjedhor ka pikat e forta dhe pikat e dobëta. Këta tanët janë në gjendje ta degjenerojnë çdo sistem.
Më kujtohet debati në kryesinë e PDSH -së në 2003 kur diskutuam mbi dëmet e sistemit mazhoritar dhe vendosëm për të dalë prej tij për tu hequr mundësinë të fortëve të zonave, injorantëve dhe kriminelëve, trafikantëve a biznesmenëve të paditur që me ballafaqimin direkt me votuesin me këtë sistem kishin mundësi ti blinin votat apo të intimidonin votuesin e pambrojtur. Dhe për ta korrigjuar këtë handikap, ju dha mundësia kryetarëve dhe forumeve të larta të partive që të përzgjidhnin me qetësi kandidatët, elitën lokale dhe nacionale, intelektualët, teknokratët, profesionistët, më të mirët dhe më të aftët kudo, në të gjitha nivelet nga këshillat e komunave, bashkive, qarqeve deri te parlamenti. Nga kryetarët e komunave e deri në nivel deputetësh e ministrash.
Por ç'ndodhi.
Këta të ndriturit kryetarë të të gjitha partive që i dinë të gjitha, i eliminuan forumet e partive si filtra, eliminuan votën, eliminuan vullnetin e zgjedhësve dhe i morën përsipër ti bënin të gjitha vetë për të keqen e demokracisë, zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë.
Rezultati?
Dihet tashmë. Ndaj jemi këtu ku jemi. Njëri kryetar, krahas një pakice me vlera e mbushi parlamentin qendror, parlamentet lokale dhe administratën me delinkuentët e kriminelët më të rrezikshëm që pati vendi. Dhe të tjerët kryetarë partish, krahas po një pakice me vlera e mbushën atë me të pashkollë, intrigantë, njerëz të rëndomtë, të paditur, megalomanë, të neveritshëm.
U vunë në garë kush e kush më shumë tua shpifte shqiptarëve ushqimin publik.
I bënë shqiptarët për të vjellë me gjellën që ju servirën në të tre vaktet nëpër televizione me turlilloj injorantësh, hajdutësh e maskarenjsh që shfaqen si të ditur e na shesin mend.
Prandaj qytetarët kanë neveri për politikën dhe politikanët shqiptarë. Prandaj veç militantëve, ata ndihen të papërfaqësuar, ndihen të ndarë, ndihen të largët prej saj.
A ka zgjidhje situata?
Patjetër që po.
Por kjo zgjidhje duhet të fillojë me një Mea Kulpa, me një ndjesë të sinqertë të kryetarëve të partive.
Pik së pari, ata duhet të hapin sistemin e përzgjedhjes duke futur garën midis më të mirëve në çdo fushë. Merita, aftësia dhe profesionalizmi duhet të prevalojë kudo dhe mbi çdo gjë. Si filtra duhet të shërbejnë forumet në parti dhe institucionet në shtet, jo vullnetet personale dhe lidhjet nepotike.
Së dyti.
Partitë duhet të ndahen nga shteti. Ti jepet fund sistemit partitokrat 30 vjeçar.
Së treti.
Të ndryshojë urgjentisht sistemi zgjedhor. Të kalohet në sistemin me lista të hapura ose mazhoritar, ku si filtra për plotësimin e kritereve të kandidatëve të shërbejë vota e lirë brenda forumeve.
Së katërti.
Të demokratizohen partitë . Të instalohet mekanizmi i qarkullimit të elitave pas çdo mandati në bazë të meritës dhe suksesit. Të futet gara si stimul karriere.Partitë të bëjnë politikë jo estradë për të kënaqur spektatorin me batuta.
Së pesti.
Të përmirësohet ligji për dekrimnalizimin dhe krahas tij është detyrë e opozitës të projektojë dhe dy ligje të tjera fondamentale për Shqipërinë: Ligjin për dekomunistizimin dhe ligjin për deanalfabetizimin e partive dhe institucioneve shtetërore në të gjitha nivelet për tu ndarë përfundimisht nga ramizizmi si praktikë dhe filozofi sunduese 30 vjeçare që e mban peng zhvillimin në një agoni drithëruese. (E quajmë treanzicion këtë, që të na shijojë ëmbël).
Këto janë disa prej mësimeve që na vijnë prej rastit të djeshëm të kryeministrit ping me pelevreqe dhe deputetes analfabete që guxoi të shkëlqente me paditurinë e saj duke na ndihmuar që të na bëjë të ndihemi me turp për indiferencën tonë kur shikojmë e nuk reagojmë në kohë për ta ndalur sadopak rënimin moral, etik, estetik por mbi të gjitha ligjor që po i ndodh demokracisë dhe shtetit shqiptar.
Gjithsesi, dy punë të mira ata të dy i bënë dje, njëri nga korridoret e kancelarive evropiane, dhe tjetra nga foltorja e parlamentit. Dhe për këtë duhen falënderuar;
Puna e parë e mirë ishte se rasti i saj nxori edhe njëherë në pah lakuriqësinë e sistemit të mbyllur nepotik dhe klanor që duhet shembur sa më parë.
Puna e dytë e mirë ishte se na kthjelluan dhe na kujtuan të dy se Evropa nuk të pranon me idiotë që shiten si të allasojtë dhe as me analfabetë që kanë marrë përsipër të bëjnë ligje dhe qeveri.
Në fakt dje ka qenë ditë e keqe për të gjithë ne. Nuk e di nëse pas gjithë kësaj u ndie dikush i turpëruar dhe përgjegjës për çka ndodhi, apo jo?
Nëse po, lajm i mirë. Ka shpresë!
Nëse jo. Lajm i keq. Më shumë shqiptarë të mirë do ikin në azil. Më shumë injorantë e të pashkollë do na sundojnë e drejtojnë.
Dhe ne që do zgjedhim të rimë këtu, do na duhet shumë më shumë punë akoma që ta ndalim sadopak këtë rrënim të frikshëm.
Tung të gjithëve, si idiotëve dhe atyre që vdesin për ta !
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38