Flash News

KRYESORE

Kur ngec Juventusi, ngec edhe Interi; Chelsea zbor në Premier

Kur ngec Juventusi, ngec edhe Interi; Chelsea zbor në Premier

Interi sot mund të parakalonte Juventusin (që u ndal 1-1 nga Lecce), por përfundoi duke barazuar edhe vetë 2-2 ndaj Parmës. Ekipi zikaltër e gjeti shpejt golin me Antonio Candreva në minutën e 23’ të takimit, por tri minuta më vonë Parma barazon pikërisht me Karamoh, lojtarin e huazuar nga zikaltrit për këtë sezon.

Parma u duk e papërmbajtshme pas golit të barazimit dhe gjeti golin e avantazhit pak minuta më vonë me Gervinho. Vetëm pas pushimit Interi barazoi me golin e dyshimtë të Romelu Lukakut.

Interi kishte më shumë se gjysmë ore në dispozicion për të fituar ndeshjen, por nuk ka pasur energji për të shënuar golin e fitores. Me këtë rezultat, ekipi zikaltër mbetet në vend të dytë me 22 pikë të grumbulluara.

Chelsea sot fitoi për të shtatën ndeshje në të gjitha kompeticionet, teksa ka mposhtur në transfertë 4-2 Burnleyn. Ky takim u zgjidh në më pak se 60 minuta, me Pulisic që shënoi triplete. Amerikani gjeti golat në minutën e 21-të, 45’ dhe 55’.

Të fundit