Flash News

KRYESORE

Kur nuk ja del dot Gigi Hadid…

Kur nuk ja del dot Gigi Hadid…

Të ngelesh para dollapit dhe të mos dish çfarë të veshësh… i ka ndodhur dhe Gigi Hadid

Ajo shkon në shumë festa e party dhe nuk është e lehtë të jetë në krye të listave si modelja e veshur më bukur.

Në një intervistë për Harper's Bazaar, Gigi tha se sa herë e gjen veten përballë dilemës “nuk di ç’të vesh”, zbaton një këshillë nga Carine Roitfeld, kryeredaktorja e modës në Vogue Paris dhe editore mode në ‘Fashion Book’ dhe drejtore e përgjithshme e Harper's Bazaar. Ajo, një herë i ka thënë modeles: "Nëse nuk e di se çfarë të veshësh në një party, vish një palë xhinse, një T-shirt dhe taka dhe…. gati." Hadid e ka ndjekur këshillën e ikonës parisiene 62-vjeçare, dhe, siç shton, "ia ka bërë netët më të thjeshta."

Dhe, pa dyshim, të gjithë bien dakord me këtë. Me një kombinim të thjeshtë si xhinse me T-shirt nuk mund të gabosh.

Të fundit