Flash News

KRYESORE

Kur numërohen yjet...

Kur numërohen yjet...

Patrik Sadikaj

Edhe këtë herë bënë të pamundurën! Numëruan yjet në qiellin e paanë. Një marri kjo e bërë shpesh me popullin që derdhet në sheh si yjet në hapësirën blu. Një përpjekje për të hequr vëmendjen nga thelbi i të rëndësishmes.

Por, ka një shprehje shumë të kristaltë populli për të tilla përpjekje: Dielli nuk mbulohet me shoshë. Sado të shohin vrimave, yjet janë po ata, të panumërt. Protesta e së shtunës (27 janar) ishte padyshim e madhe, por nuk është më e rëndësishmja.

Fundja numërimi i popullit në protestë është një vepër kaq mjerane sa vetëm të mjerët që e bëjnë e kuptojnë. Populli nuk numërohet, por dëgjohet dhe i jepet përgjigje për ato çka e detyrojnë të mbushin një bulevard të tërë.

Numërimi është një gjë kaq e shpifur. I tillë ka qënë gjithnjë, por ka nga ata që marrinë e kanë mënyrë jetese dhe nuk dua t'i gjykoj. Secili zgjedh të bëjë atë që i duket më e mirë për veten. Do përdor edhe një shprehje tjetër nga populli i numëruar nga një matematikë e gabuar. 'Gomari kur sheh ujkun që po i turret thotë: Zot, bëje ëndërr!'.

Këtë e kam me atë të cilit i drejtohej zëri qytetar i protestës. Ai nuk duhet të dëgjojë gomerët që bëjnë realitetin ëndërr, por të dëgjojë atë realitet që u derdh në bulevard, njësoj si yjet në qiell. Ëndrrat nuk e ndryshojnë të vertetën që jetojnë ata që nuk numërohen dot nga asnjë lloj matematike.

Të fundit