Flash News

KRYESORE

“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”, studentët nisin sërish protestën

Studentët do të protestojnë sërish sot para ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin edhe të tre kërkesave të tjera pas shfuqizimit të VKM-së një ditë më parë.

Mëngjesin e sotëm, studentët janë grumbulluar pranë fakulteteve të tyre nga ku pritet të nisin marshimin në drejtim të godinës së ministrisë së Arsimit.

“Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca bëhet detyrë”, thuhet në një prej pankartave të studentëve të fakultetit të Histori-Filologjisë.

Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave, përmirësim të kushteve të konvikteve si dhe kërkesën që në Bordin e Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Fotot janë publikuar nga lëvizja "Për Univeristetin"

Të fundit