Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Alexander 8 vjeç dhe Anna 11 Vjeç janë përgjegjësit kryesorë për të punësuar punonjës të rinj.
Të gjithë në intervistën e punës jemi nervozë. Duke filluar që nga momenti që dalim nga shtëpia për të shkuar në zyrën e punëdhënësit të ardhshëm. Mendojmë shumë gjëra, paraqitja e jashtme, si do të prezantohemi, si do të ulemi e shumë të tjera.
Po në Mynih të ndodh që në dhomën e pritjes të kesh 2 fëmijë të moshës 8 dhe 11 vjeç që më pas të shoqërojnë në zyrën ku do të intervistohesh.
Punëdhënësi Torsten Strehle deklaron: “Të interesuarit duhet të gjendën në situata të pamenduara më parë dhe të jenë në siklet. Për këtë arsye unë kam marrë fëmijët e mi dhe ata më ndihmojnë në intervistat. Ata bëjnë pyetje nga më të ndryshmet dhe krijojnë një opinion për të intervistuarit, opinion që mua më intereson”.
Detyra e Alex është që të shoqërojë kandidatët nga dhoma e pritjes në zyrën ku babai i tij do ta intervistojë. Në këtë zyrë është dhe Anna e cila dëgjon dhe mban shënime.
Që në fillim nuk ndihesh mirë kur sheh 2 fëmijë që mbajnë qëndrim zyrtar. Por nuk mbaron me kaq. Pas shumë pyetjesh nga babai i tyre është radha e Annës që të bëjë pyetjen më kryesore: “Sa mendon që duhet të jetë paga juaj?”
Për Annën kush ka dyshime në pyetjen e saj nuk e fiton vendin e punës. I të njëjtit mendim është dhe i ati.
“Kemi pasur kandidatë që janë ankuar për këtë mënyrë interviste dhe për pyetjen e fundit nga Anna. Sigurisht që nuk janë punësuar në firmën time”, shprehet Torsten.
Aktualisht në firmën e Torsten Strehle janë të punësuar 20 persona, të cilët të gjithë kanë kaluar testin e 2 fëmijëve. Yannick Schmidt i punësuar në këtë firmë dhe që ka kaluar testin e fëmijëve shprehet se kur flet më fëmijë është më e lehtë dhe atmosfera e intervistës është e këndshme, shkruan Business Mag Albania.
“Kur të intervistojnë 2 fëmijë je më i qetë dhe njëkohësisht më i sigurtë në vetvete. Fëmijët janë në gjendje të krijojnë një atmosferë qetësuese”, thotë ai.
Për ‘Shefin’ diçka e tillë është shumë e rëndësishme. Në situata të tilla kush qëndron i qetë është më i përshtashëm për të realizuar objektivat që i janë vënë.