Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gentian Gaba
2018-a është një vit jubilar për grupin Balfin, pasi përkon me 25 vjetoin e themelimit. Samir Mane, presidenti i tij, është miliarderi i parë kuq e zi në valutë të huaj. Një figurë midis mbretit Mida, çdo gjë që ai prek, zakonisht, kthehet në ar, dhe “self-made man”, njëriu që nga zero ndërton një perandori sipërmarrëse.
Pak ditë nga festimet e mbajtura në Pallatin e Brigadave, ku u vu re mungesa e përfaqësuesve politikë për vullnet të zotit të shtëpisë, Mane ka dhënë një intervistë për revistën ekonomike 'Monitor', në të cilën nuk ka folur vetëm për aktivitetin e shtrirë në dy dekada e gjysmë; për të tashmen dhe të ardhmen, por edhe për mjedisin e biznesit në Shqipëri.
Intervista u komentua pak në media por ndoshta ia vlen të citosh një shprehje nga libri i Yalom “Kur qau Niçja”: Ndonjëherë është më keq për një filozof të kuptohet sesa të keqkuptohet.
E njëjta gjë vlen edhe për një sipërmarrës të kalibrit të Manes; mesazhet e të cilit kuptohen gjerësisht nga ata që duhet të shqetësohen nga pohimet e tij, por preferohet shtegu i keqkuptimit, për të shmangur disa të vërteta të hidhura që intervista mbart.
Me sloganin “biznesi vjen i pari, politika e dyta”, në mënyrë jo fort të tërthortë, Mane konfirmon nga këndvështrimi i një biznesmeni, akuzat që njëra palë e politikës i ka bërë tjetrës në vitet e fundit. Bëhet fjalë për shpërthimin e ndërtimeve në kryeqytet dhe financimin jo “konvencional” të sektorit të real estate.
Nëse lexojmë midis rreshtave të intervistës, midis të tjerave, do të mund të veçonim tre momente.
I pari është ai në të cilin Mane komenton largimin nga investimi në 'qiellgërvishtësi' që do të ngrihet tek ish “7 xhuxhat”. “Tërheqja nga Doën Toën ishte zgjedhje biznesi. Pamë mundësi të tjera për të investuar.” Një këmbanë e qartë alarmi për çdo investues në tregun imobiliar; madej nëse do të ishim në një vend ku shoqëritë që operojnë në këtë fushë do të ishin të kuotuara në bursë, aksionet e tyre do të kishin rënë vrik, në sekondin e parë të daljes së intervistës. Kur sipërmarrësi më i madh në vend largohet nga një investim, do të thotë se ka pak gjasa që të jetë rentabël.
Arsyeja pse Mane braktisi aksionet e tij mund të kuptohet nga ajo që deklaron: “Pa dyshim që çmimet e momentit janë favorizuese, por sërish e përsëris se, nëse të gjithë këto projekte që dëgjojmë do të ndërtohen, do të realizohen, mund të ketë ngecje të shitjeve.” Përkundër premtimit elektoral të Erion Veliajt, “s’kam ndërmend të hyj në histori si një njeri që dha leje për pallate”, rritja më e madhe e lejeve të ndërtimit në 2018 u shënua në Bashkinë e Tiranës. Në gjashtë muajt e para të vitit janë dhënë 164 leje, me një rritje 61% në raport me vitin e kaluar. Një ofertë tejet e lartë, për të cilën ngecjet e shitjeve nuk janë një ougur i zi, por një takim i sigurt me falimentimin në një kohë jo shumë të largët.
Kur zakonisht ndodhemi përballë një shpërthimi të sektorit të ndërtimit, në të cilin ethet e pallatexhinjve nuk arrijnë të kuptojnë ngopjen e tregut, rreziqet e një fluske janë shumë të larta dhe të rrezikshme, jo vetëm për ndërtimin, por për gjithë ekonominë.
Por kjo nuk ndodh tek ne, sikurse e shpjegon edhe taycoon-i shqiptar:
“Unë nuk besoj që rrezikohet një fluskë, sepse problem do të kishte nëse këto investime të mëdha do të mbështeteshin nga bankat. Por, me sa duket, bankat kanë një lloj tërheqjeje nga financimet në real estate, pra në rezidenca. Nëse nuk do të mbështeten nga bankat, një pjesë e biznesit, ose do t’i shtyjnë në kohë projektet, ose do të kenë vështirësi për t’i mbaruar, ose do të transferohen në duar të tjera”.
Paradoksi që shpjegon Mane, rritje e ndërtimit dhe rënie e kreditimit, konfirmohet edhe nga Banka e Shqipërisë, sipas së cilës stoku i huasë në sektorin e ndërtimit për bizneset private në kryeqytet ka ardhur në rënie.
Atëherë me çfarë parash po ndërtohet në Tiranë?
Përgjigja, afërmendsh, përkon me atë që opozita ka denoncuar në mënyrë të vazhdueshme gjatë viteve të fundit: paratë e pista të drogës. Rënia e euros dhe ngritja e kullave nuk janë gjë tjetër veçse diagnostifikimi i një sëmundje që e ka emrin pastrim parash; simptomë e një patologjie edhe më të rëndë që është kriminalizimi i politikës. Një ortakëri e denoncuar bollshëm, e cila po shthur tiparet e politikbërjes dhe gjithashtu po drogon ekonominë dhe tregun e lirë.
Tashmë, provë e kësa gjendjeje, nuk jane vetëm denoncimet e opozitës, raportet e partnerëve ndërkombëtarë, hetimet e gazetarëve apo lejet marramendëse të ndërtimit; por edhe rrëfimi i “dlirë” i një miliarderi që largohet nga një investim në zemër të Tiranës, për shkak të mësymjes së barbarëve të kokainës dhe hashashit.
E kur “qau” Samir Mane, ç'mund të bëjnë të tjerët?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38