Flash News

KRYESORE

“Kur Rama pranon të vijë për intervistë, rri tri net pa gjumë”

“Kur Rama pranon të vijë për intervistë, rri tri net

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Studio e Hapur”, Eni Vasili e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si personazhin më të vështirë për t’u intervistuar.

“Në 13 vite të emisionit tim “Studio e Hapur” ai është më i vështiri për t’u intervistuar. Jo se është e vështirë t’i bësh pyetjet e duhura por reagimi i tij është problematik me pyetjet e duhura”,  tha Vasili.

Më tej, ajo flet edhe për peripecitë për të përgatitur një intervistë me kreun e qeverisë.

“Kur Rama pranon të vij për intervistë, ta kthen përgjigjen tre ditë para. Ato tre ditë dijeni që ska gjumë... do e pyesësh nga A në Zh dhe duhet të informohesh për çdo gjë”, u shpreh Vasili në News 24.

Të fundit