Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Arsen Hoxha
Sapo avioni prek pistën e aeroportit, nuk ke më asnjë dyshim se ke mbërritur në Tiranë. Zëri kumbues i stjuardesës që thërret me të madhe se, askush nuk duhet të ngrihet nga ulëset, është treguesi më i mirë. Thirrjet e vazhdueshme, natyrisht, bien në vesh të shurdhët dhe zërin e saj e mbysin të kërciturat e kapakëve ndarës të valixheve. Nuk kalojnë veç disa sekonda dhe i gjithë korridori mes ulëseve është i bllokuar dhe turma e pasagjerëve është gati të lëshohet drejt shkallëve të avionit.
Askush nuk humbet kohë, edhe pse askush nuk po ndjek askënd.
Pa kuptuar, ti bëhesh pjesë maratonës dhe ndjek ritmin a bashkëudhëtarëve. Zbret shkallët e avionit me një frymë. Hipja në autobus është pengesa e rradhës. Kërkohet përqendrim maksimal. Ndërkohë që zbret shkallët sigurohesh që valixhet e dorës janë me ty dhe nuk kanë mbetur në bord. Kjo do të ishte fatale për fatin e maratonës. Me shpejtësi të gjithë rendin drejt autobuzit, mundësisht tek ai i pari në rradhë. Të shtyrat dhe shikimet e rënda janë pjesë e rregullores, ndaj duhen neglizhuar me çdo kusht. E kundërta ka pasoja. Kujdes i veçantë tregohet që të qëndrohet pranë dyerve të autobuzit për të mundësuar një dalje sa më të shpejtë.
Autobuzi i afrohet ballinës së terminalit. Jemi gati…! Dyert hapen dhe një tjetër lëshim drejt kontrollit të pasaportave. Për fat te keq, këtu korsitë janë të ndara. Të huajt fitojnë epërsinë dhe vendasit nxitojnë të fitojnë kohën e humbur. Kur mendon se gjithshka ka mbaruar, e gjen veten në një tjetër betejë, atë të tërheqjes së bagazheve.
Hapësira përreth vend-daljes së bagazheve është plotësisht nën kontrollin e pasagjerëve. Ata më të zellshmit kanë zënë pozicionet kyçe, duke u siguruar që askush tjetër të mos jetë në gjendje të shohë. Kalon pak dhe makineria e valixheve nis të punojë dhe bagazhet shfaqen në horizont. Të gjitha shtigjet janë të zëna… Pas pak tenton te çash rrethimin. Të lutem…, më fal…, a ka mundësi që edhe unë…, po, pse shtyn mo njeri…, vetëm ti je këtu…kush po bërtet, unë thjesht po pres valixhen time!!! E pamundur!!!
Pritja është e vetmja rrugëdalje.
Rrethimi çahet dhe nis të marrësh frymë lirisht kur sheh se valixhet kanë mbërritur. Tashmë je gati për një qëndrim të shkëlqyer ne mëmëdhe. Sapo lë zonën e mbërritjeve një grup taksistësh të urojnë mirëseardhjen. Nuk ka rrugë tjetër përveçse të përshendetesh me secilin prej tyre. Është vapë… Temperaturat shënojnë afro 37 gradë Celcius. Je në udhëtim prej dy ditësh por ç’rëndësi ka, ke mbërritur në atdhe. Ndërkohë që shoqëruesi yt përpiqet të gjejë vendndodhjen e makinës në parkim, ti i hutuar kujdesesh t'u shpëtosh automjeteve që të vijnë nga të gjitha krahët.
Ashtu si pa kuptuar e gjen veten në makinë, i gjallë. Mezi pret t'i drejtohesh Tiranës dhe sapo mendon se po del nga aeroporti kupton se ka edhe një pengesë të fundit. Pyet veten, po ky çdo këtu?! Një punonjës i aeroportit qëndron te trau dalës për shtypur butonin dhe mundësuar daljen përfundimtare nga aeroporti. Shoqëruesi të sqaron se në mungesë të butonshtypësit, shumë mendojnë se trau është automatik dhe vazhdojnë drejt të pashqetësuar.
Thjesht një keqkuptim...!
Ndaj, autoritetet e aeroportit sigurohen të ofrojnë shërbim sa më lehtësues për udhetarët dhe të eleminojnë humbjet a panevojshme në buxhet.
Rruga që lidh aeroportin me autostradën Tiranë-Durrës qëndron stoike e vazhdon t'i rezistojë kohës. Me gjasë autoritetet përkatëse kërkojnë të sfidojnë të gjithë ata që guxojnë të thonë se rruga nuk mund t'u bëjë ballë dekadave pa u mirëmbajtur.
Kanë kaluar vetëm pak minuta dhe sytë t'i zë një godinë madhështore e stilit barok që qëndron e rëndë në një nga kodrat në krah të autostradës. Ndërsa endesh të kuptosh arsyen pse ajo qëndron aty, apo lidhjen arkitekturore të kësaj godine me godinat apo peizazhin përreth, e gjen veten të zhgënjyer përballë paaftësisë tënde për të lexuar apo kuptuar largpamësinë e zhvilluesit të kësaj zone. Shpejt mëson se puna ka ndalur për mungesë fondesh. Më kujtohet kur pronari shfaqej i krekosur në një nga mediat vendase për të folur mbi veçantinë arkitekturore të godinës, madheshtinë e investimit, afresket që vishnin tavanet e salloneve dhe milionat e derdhura.
“A little hiccup during the process”, thonë amerikanët.
Ndërsa vijon rrugën drejt kryeqytetit shikon me ëndje godinat shtatlarta që stolisin të dy krahët e autostradës. Dëshmi e gjallë e bumit ekonomik që po përjeton vendi. Për një aryse apo një tjetër duken shumë më të larta e më masive sesa i mbaja mend. Ka një tendencë mbresëlënëse në këtë vend për t'u zgjeruar. Nisi me banjot kjo histori ne fillim-vitet '90-të. Njëçik nga aneksi, njëçik nga ballkoni, njëçik nga komshiu dhe ja, banja e ëndrrave.
Një kthesë e gabuar dhe vizita nis në lagjen më të re që i është bashkuar kryeqytetit së fundmi. Yzberishti është realitet arkitekturor që pa asnjë mëdyshje sfidon projektet më ambicioze sot në botë. Diçka e paparë që do të linte gojëhapur edhe më guximtarët e fushës. Një frymëzim që buron nga imagjinatat më të shfrenuara njerëzore. Yzberishti mund të jetë një destinacion i përkryer turistik për të zhvilluar imagjinatën, shembulli më i mirë për të bërë diferencën me atë që shihet sot në botën e qytetëruar, diferencën mes reales dhe sureales.
Të duhet ta shohësh për ta kuptuar, të duhet ta prekësh për ta ndjerë.
Në Tiranë, Bashkia ka menduar të ndërtojë korsi të dedikuara për përdoruesit e biçikletave, duke hequr qafe në këtë mënyrë një pjesë të mirë të parkingjeve krah rrugëve. Ato të mbetura janë të gjitha me pagesë. Tashmë gjithkush ka mundësi të vizitojë qytetin me makinë pa ndaluar fare. Me një frymë…! Dikur ky nuk ishte një opsion. Përjeton një bllokim të çuditshëm të frymëmarrjes dhe një ndjesi trishtimi sapo futesh në qytet, që me siguri lidhet me mallin për tokën, për rrugët, për rrugicat, kafenetë e preferuara, por mbi të gjitha për njerëzit, njerëzit. Ata janë aty por seç kanë një dëshirë të habitshme për të ikur, për të ikur nga sytë këmbët. E pashpjegueshme!
Çfarë i mundon këta njerëz?!
Kafenetë janë të gjitha aty, madje më të shumta në numër, më të mëdha e më moderne, edhe ato thellë në lagje. Një shkëlqim që të vret sytë! Të gjitha plot si dikur. Asgjë nuk ka ndryshuar.
Sa bukur!
Diku më në qënder në mbrëmje të hapen sytë prej vërteti. Bare moderne kudo, makina luksoze që parakalojnë ngadalë përballë tyre, me djem muskulozë në drejtim. E habitshme por secili prej tyre ka të njëjtën formë dhe shikim zhbirilues. Djem e vajza të pashëm kudo. Çdo bar të ngjan me pasarelat më të famshme të Europës ku gjithshka shitet e blihet. Nje Pazar i madh ku të ofrohen të gjitha markat.
Mbase është perceptim i gabuar, por njerëzit flasin më pak për politikë. Nëse nuk do shihje mirëqënien që ka kaptuar vendin do të mendoje se këtyre u ka humbur ndjesia e reagimit. Por jo, nuk është kështu. Njerëzit bëjnë më shumë plane, plane për të ardhmen. E në plan të parë është Gjermania. Ikin, por jo për të qëndruar, për të marrë eksperiencen më të mirë europiane e për ta vënë në zbatim në atdhe. Lëvizja e lirë ta jep këtë mundësi.
Të gjithë lexojnë. Lexojnë pa masë në Facebook, Instagram a gjetkë, pa u ndalur. Është arena që i mbledh e bashkon të gjithë. Aty janë të gjithë të barabartë. Ndaj dhe politika, administrata, qeveria e opozita janë të gjithë aty, online. Media dhe qindra portalet që operojnë në botën virtuale kujdesen më së miri që asnjë fjalë, foto apo koment të mos shpëtojë pa u vënë re. Madje portalet ofrojnë edhe shërbime ekstra që mundësojnë krejt të kundërtën. Nëse nuk do që diçka të bëhet publike, edhe kjo është e mundur. Mjafton dëshira. Të ofrohet heshtje e plotë… Kjo është liria e medias… e ushtruar në të gjitha format.
Gjithshka shijon ndryshe në Tiranë, por asgjë më shumë sesa ushqimi. Këtu prek një dimension që nuk e gjen në asnjë metropol të botës. Shija e perimeve, e mishit, e frutave, në tërësi e gatimeve tradicionale është marramendëse. Është kaq marramendëse saqë po shndërrohet në rrezik serioz për shëndetin, atë mendor sigurisht. Ndaj njerëzit po kujdesen të eliminojnë produkte të tilla si domatja, kastraveci, pjepri apo shalqiri. Po kujdesen që t'u merren mendtë më pak e ta ndjejnë veten më të kthjellët.
Tirana është një qytet plot ngjyra, me theks të veçantë te grija. Së fundmi i janë shtuar edhe ngjyrat e pankartave masive që rrethojnë sheshet e ndërtimit e që njoftojnë mbërritjen e një godine të re në qytet, shumë godinave të reja në qytet. Ka një merak të veçantë që askush të mos mbetet i pastrehë. Një ansambël i vërtetë veprash arkitekturore që do t'i bëhen peshqesh banorëve të lumtur të kryeqytetit. Sa me fat janë ata! Çdo godinë tashmë është konceptuar me gjelbërim në çdo kat, ballkon a dritare. Kopje e eksperiencave më të mira europiane a botërore. Duket qartë që ka një vëmendje të veçantë për të shtuar sipërfaqet e gjelbëruara, krahas betonit të bollshëm që mbizotëron në qytet. Ndaj çdo rrugë të shfaqet e shqyer, përkohësisht natyrisht. E ku ka më bukur!!!! Edhe vetë shtëpia kryeministrore në periferi ka zgjedhur një ndërthurje të tillë. Betoni në vetvete, por edhe simbolika që ai përfaqëson është e lidhur pashmangshmërisht me historinë e popullit tonë.
Në mbrëmje, dikush vritet në një nga lagjet periferike të qytetit. Asgjë për t'u shqetësuar. Raportimet e para bëjnë të ditur se personi i vrarë është kontingjent kriminal. Me shumë gjasë njësia më e re antikrim e ngritur nga Policia e Shtetit është vënë në lëvizje. Frytet e para janë të dukshme. Rrugët po pastrohen. Gjithshka është nën kontroll. Edhe në parlament e në qeverisje vendore mbizotëron e njëjta frymë. Pastrim, lustrim, veting, llogaridhënie. Të gjithë do të përgjigjen për zullumet e tyre. Ora e gjykimit ka ardhur.
Është vonë. Përpara se të mbyllësh sytë zakoni e do t'i hedhësh një sy Facebook-ut. Një seri postimesh të zyrtarëve të qeverisë lokale e qëndrore që i bëjnë “share” udhëheqësve të tyre mbushin murin e llogarisë tënde. E kanë nga mirënjohja për ta.
“Tirana, e dënuar të shndërrohet në parajsën e re krijuese të Europës”. E thotë edhe “Neë York Times”.
Flini të qetë! Gjumë të ëmbël!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38