Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Takimi mes kryeministrit të Malajzisë Mahathir Mohamad dhe kancelarit austriak Sebastian Kurz ka krijuar historinë si një takim midis udhëheqësve më të moshuar dhe më të ri në botë.
Mohamad është 93 vjeç, ndërsa u takua në Vjenë me shefin e qeverisë austriake, me kancelarin Sebastian Kurz, 32-vjeç.
Kryeministri i Malajzisë ka udhëtuar për herë të parë në Vjenë që nga takimi i tij i fundit në vitin 1985.
Fokusi i këtij takimi ishte përmirësimi raporteve ekonomike mes këtyre dy vendeve. Gjatë një konference të përbashkët, kryeministri i Malajzisë kërkoi investime direkte nga Austria si dhe më shumë turistë.