Flash News

KRYESORE

Kur të gjithë janë kundër saj, Enca i del në krah Tunës

Intervista e Tunës në "Xing me Ermalin" ka shkaktuar shumë zhurmë dhe debate. Ajo edhe pasi është bërë nënë, gjithnjë nxit debate kudo ku shkon. Kjo ndodhi dhe së fundmi në emision ku qartazi shihej se Patrisin e kishte "hipnotizuar" dhe vëllezërit nuk flasin më me njëri-tjetrin për shkak të saj. Aq sa Patrisi e quajti Robertin dhe "shkja" (vëllau si shkjau).

Po ashtu dhe deklarata e Tunës për Rudinën nxiti shumë debate dhe të gjitha këto bashkë kanë bërë që njerëzit të pozicionohen kundër këngëtares. Dhe kur të gjithë po kritikojnë këngëtaren, Enca ka dalë në krah të saj duke thënë:

“E dua sinqeritetin që ka. Njerëzit duan fallso. Le ta përqafojmë të vërtetën dhe të gjykojmë më pak, të jesh i “vërtetë” është vlera më e madhe.”

Të fundit