Flash News

KRYESORE

Kur do të heqë dorë nga muzika Ed Sheeran

Këngëtari Ed Sheeran ka deklaruar se do të heq dorë nga muzika kur familja e tij të zgjerohet.

Pasi propozoi për martesë Cherry Seaborn vitin e kaluar, këngëtari është shprehur se do të bëhet baba në moshën 30 vjeç dhe pas këtij momenti do t'i përkushtohet totalisht familjes duke hequr dorë nga muzika.

Këngëtari 26 vjeç ka sjellë këngë të cilat janë shndërruar në hite dhe ndoshta kjo deklaratë  nuk është pritur mirë nga fansat e tij, por janë akoma dhe 4 vite në të cilat Sheeran mund të sjellë për publikun projekte të reja.

 

 

Të fundit