Flash News

KRYESORE

Kur zeroja të shpall fitues

Janë shumë të rëndësishëm në pamjen e gjithkujt, edhe kur mungojnë. Disa meshkuj kanë më shumë sharm pa flokë, qoftë kur maskojnë me këtë stil rënien e parakohshme, qoftë edhe kur i rruajnë zero për t`u dukur më të pashëm.

Si këta:

Wentworth Miller

Ai prej vitesh i mban flokët e prera shkurt si ushtar, ama jo për të kamufluar ndonjë problem me rënien e flokëve: thjesht sepse i shkojnë shumë. Aktori amerikan i lindur në Angli, jo pak është bërë u njohur pikërisht për portretin mbresëlënës e nëse nuk ju kujtohet ndonjë film, sillni në mendje klipin e Mariah Careyt "We belong together". A nuk është joshës?

Eros Grezda

Qëkurse e njohim, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda është me të njëjtin model flokësh: të prera shkurt. Ndonjëherë tenton t`i rrisë por më shumë i shkojnë kur i ka të qethura komplet dhe prandaj ai i mban thuajse tërë kohës të njëjtin model. Grezda është një nga lojtarët më simpatik të kombëtares dhe seksi gjithashtu.

Vin Diesel

Lindur si Vincent Oscar Sinclair, Vin Diesel është një aktor amerikan dhe regjisor.

Në një intervistë të Vin Diesel për revistën Elle, ai tha: "Le të themi kështu, të gjithë do të humbasim flokët, kështu që ju jeni më mirë të bëni zgjedhje stilistike më herët. Kështu ju krijoni më herët stilin tuaj dhe s`keni nevojë ta humbisni kur të humbni flokët.

Pep Guardiola

Oh, ky ka vërtetë stil. Pep Guardiola është një nga meshkujt më seksi, tërheqës dhe me shumë stil. Trajneri i Manchester City-t, gjithnjë i kuruar në pamjen e tij, arrin të tërheqë vëmendjen femërore dhe t`u japë leksione meshkujve se si duhet të kujdesen për pamjen.

Blendi Fevziu

Blendi Fevziu, moderatori i "Opinion" prej 20 vitesh ka ardhur për publikun shqiptar gjithnjë me të njëjtin model: pa flokë. Blendi është përpjekur të ruajë të njëjtin stil prej vitesh, duke mos e konfozuar audiencën me ndryshime të pamjes. Dhe ia ka dalë sepse të gjithë Blendin e pëlqejnë pa flokë.

Jason Statham

Jason Statham është aktori i njohur me të njëjtin stil flokësh prej vitesh. Jason gjithnjë ka pasur mungesë flokësh dhe kështu ka zgjedhur të zeroje ato që të krijojë stilin unik të vetin. Kur u zgjodh për të përfaqësuar Lidhjen Franceze, si model, Lilly Anderson (zëdhënësi i linjës) tha: "Ne zgjodhëm Jason sepse donim që modeli ynë të dukej si një djalë normal".

Flori Binaj

Aktori i humorit, Flori Binaj, është një tjetër nga të famshmit shqiptarë që nuk ka flokë. Një ndër aktorët më të dashur për publikun dhe i njohur për rolin e tij të "Edi Ramës", Flori është dhe ndër meshkujt më tërheqës të "Portokallisë".

Doktor Flori

I ndjeri Dr. Flori, trukun e flokëve të rruara e ka përdorur që herë. Kështu është prezantuar për herë të parë, dhe pse asokohë ishte një djalosh i ri.

Të fundit