Flash News

KRYESORE

“Kurban” i Merkelit për hapjen e negociatave? Arian Çani: Tahiri është përgatitur edhe për më të keqen

“Kurban” i Merkelit për hapjen e negociatave? Arian

Gazetari Arian Çani ka deklaruar në emisionin ‘360 gradë’ se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duhet të flas në lidhje nëse ka prova kundër kryeministrit Edi Rama.

Kur u pyet nëse është i gatshëm Tahiri të bëhet dëshmorë për për hapjen e negociatave në qershor, gazetari sqaroi se Tahiri është përgatitur edhe për më të keqen, duke iu referuar një arrestimi të mundshëm.

“Unë jam me parimin që gjërat duhet të dalin. Sado dëme kolaterale të ketë, më mirë të thuhen gjërat. Boll më me këto barrierat, me këto muret. Ka gjë në dorë ky Saimir Tahiri? Ka të fshehta ky? A ka sekrete? Tahiri nuk është aktor i keq. Interpreton bukur. Duket që është një pokerist tipi. Nuk është kaq lojtar i dobët. Ok ka gabuar në disa gjëra. Nuk duhet të kishte pranuar që u ka shitur makinën atyre. Duhet ta kishte mohuar. Tregoi naivitet. Në këto momente nuk e ndaj dot nëse Tahiri e mban peng mazhorancën aktuale. Duhet thënë se ishte ministri më i suksesshëm në mandatin e kaluar të kësaj qeverisje. Në qoftë se kjo drejtësia e kapur nga Rama po godet vetëm njerëz të opozitës. Unë them të mos goditet asnjë pa prova. Njeriu nuk duhet goditur me indicie. Unë jam zhirondin, nuk jam jakobin, nuk jam për prerje kokash. Nuk e parashikoj të ketë përplasje apo jo. Kur e pyeta Tahirin, a je i gatshëm të bëhesh dëshmor për Evropën, ai tha nuk duhet të shkojmë deri atje. Tahiri është përgatitur edhe për më të keqen”, u shpreh Çani.

https://www.youtube.com/watch?v=zvhOVamExwQ

Të fundit