Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Preç Zogaj
Në rendin e ditëve është përballimi i pasojave të tërmetit- një ndërmarrje e stërmadhe që ka thirrur në kauzë qeverinë dhe agjencitë e saj, shoqërinë civile, familjet, individët, opozitën, vendet mike që po na gjenden pranë. Të gjithë po bëjnë pjesën e tyre në një përpjekje që sa vjen e koordinohet e vetkoordinohet më mirë brenda të njëjtit qëllim: si të kalohet tragjedia, si të shpëtohen sa më shumë jetë të rrezikuara, si të shmangen sa të jetë e mundur tragjedi të tjera, si të ndihmohen të pastrehët dhe të shokuarit, si të rifillojnë jetën qytetet dhe qytezat e mbërthyera nga frika, si të ripajtohemi shpirtërisht e mendërisht me tokën tonë, që ka formën e pëllëmbës në hartë , siç thoshte poeti i ndjerë Ndoc Gjetja, pëllëmbë e dashur që siç na ka përkëdhelur shumë herë, na ka goditur këtë herë.
Kjo përpjekje epike sa ka nisur. Ajo do të shtrihet gjatë në kohë.
Por nuk është shpejt të fillojmë të flasim për shkaktarët e katastrofës. I pari është vetë tërmeti që godet gjithnjë, si një fuqi e verbër, jetët, shtëpitë, pronat. Kalendari shumëshekullor i tërmeteve është një histori kurbanesh. Gati-gati nuk quhet termet ai që nuk ka kurbane. Ky i orës katër të mëngjesit të së martës klasifikohet te tërmetet e mëdha (jo ndër më të mëdhenjtë, ai i 15 prillit të vitit 1979 ka qenë një ballë më shumë). Por hyn te ato që nuk do të harrohen kurrë për shkak të bilancit të viktimave dhe dëmeve të tjera. Ai goditi si fantazma e një përbindëshi natën, kur njerëzit ishin në gjumë. Brenda tridhjetë sekondash disa ndërtesa në Durrës dhe Thumanë u shemben, dhjetëra njerëz përfunduan nën rrënoja si në një apokalips, qindra te tjerë u lënduan, një numër i madh, ende i papërcaktuar pallatesh e banesash u bënë të pabanueshme. Tërmeti ka pjesën e vet në këtë plojë. Mediat tona i kanë dhënë një vend të dukshëm, jo pa qëllim, deklaratës së një sizmologu nga Italia se një termet i tillë mund të kishte pasur edhe katërqind të vrarë. Mund të jetë kështu, mund të jetë e kundërta. Hamendjet janë një festival ektremesh. Përpara kemi faktet që flasin vetë.
Numri i viktimave e ka kaluar atë të tërmetit të tmerrshëm te 15 prillit 1979 që, siç e thamë, ishte më i fuqishëm se ky i 26 nëntorit 2019. Dyzet të vdekur patëm atëherë, dyzet e nëntë kemi tani. Të plagosur e të lënduar janë mbi nëntëqind persona. Dëmet materiale po llogariten. Edhe ato ngjajnë të jenë shumë të mëdha .
Krahasimet janë të vetvetishme kur flasim për këto bilance. Edhe pse nuk thonë gjithçka, duke qenë se bilanci i dëmeve të një tërmeti nuk varet vetëm nga forca e tij. Por krahasimet ndihmojnë ndërkaq për të nxjerrë në pah çfarë i përket fatkeqësisë natyrore dhe çfarë u përket neglizhencave, papërgjegjshmërisë, grykësisë dhe babëzisë njerëzore në bilancin e dëmeve.
Për ta nisur nga e fundit, ploja e babëzisë është ulëritëse në këtë katastrofë. Disa pallate dhe disa hotele në brezit turistik të Durrësit janë shembur si të ishin prej kartoni dhe kanë vrarë njerëz të pafajshëm. Po të ishin ndërtuar brenda parametrave të cilësisë dhe sigurisë sizmike nuk do të ishin shembur. Kjo duket shumë e qartë, pa qenë nevoja e një ekzaminimi profesional. Lajmet për rrafshimin e disa hoteleve janë një gjemë e shtuar në gjëmën që ka pllakosur. Për jetët e pakthyeshme që morën pikësëpari. Për damkën që i vunë hotelerisë sot dhe në të ardhmen. Për vdekjen e turizmit, pse jo, në bregdetin e Durrësit. Në fakt hotelet që ranë ashtu janë antireklama më fatale që mund t’i bëhej turizmit shqiptar. E njëjta gjë me pallatet e pabanueshëm në gjendje nokdauni në Durrësin e dashur, të cilin e kishim një vitrinë të Adriatikut, por që për 30 sekonda u shndërrua në një qytet fantazmë.
Hotelet janë ndërtuar tani vonë, në erën e re të biznesit të turizmit. Presupozohet se do të ishim më të sigurtët, më komodët. Pallatet gjithashtu janë ndërtuar në erën e re të nismës së lirë. Lakmia për dy lekë më shumë e atyre që i projektuan, i financuan, i ndërtuan, i menaxhuan, i shiten- lakmi e ngjyer tashmë me gjak- është një krim që njerëzit përgjegjës nuk duhet thjesht ta mbajnë në ndërgjegje, por ta shpaguajnë ligjërisht. Nuk e di tani a ka filluar ndonjë hetim penal për katastrofën prokuroria e Durrësit apo ajo e Krimeve të Rënda. Sekush duhet të bëjë punën e vet, prokurorët as nxjerrin kufoma e të mbijetuar nga gërmadhat, as ngrenë çadra. Puna e tyre është të hetojnë dhe çojnë në gjykatë peronat që kanë përgjegjësi penale në këtë tragjedi. Ligji duhet t’u qepet e t’i gjeje kudo ku janë kriminelet me kollare të 26 nëntorit: në zyrat e bashkive ku jepen lejet e ndërtimit, në zyrat e tjera të pushtetit vendor e qendror ku ndërtimet duhet të kontrollohen e certifikohen para përdorimit, në zyrat e qeverisë ku mosveprimi sipas ligjit i zyrtarëve të lartë të fushës i ka dhënë një dorë krimit të madh të abuzimit me ligjshmërinë dhe standardet e ndërtimit, në zyrat e firmave dhe subjekteve private që kanë ngritur këto ndërtesa duke “kursyer” në parametrat e cilësisë dhe sasisë së materialeve të ndërtimit, apo duke eliminuar kolonat mbajtëse për të fituar sa më shumë sipërfaqe të shfrytëzueshme. Botës nuk do t’i mungojnë kurrë lakmitarët e pacipë, xhambazët me shpirt të prishur, të verbuarit nga etja për tu pasuruar në rrugë të paligjshme. Për ketë është shteti, autoriteti publik, qeveria, bashkia, agjencitë e kontrollit. Për të frenuar e mbajtur në kanalet e ligjit këto tundime vrastare. Babëzia e privatëve akuzon qeveritë. Neglizhencat në verifikimin e ndërtesave të vjetra si ato në Thumanë akuzojnë pushtetin vendor dhe qendror. Vdekjet e paralajmëruara akuzojnë gjithë një piramidë zyrtarësh nga një qeveri në tjetrën. Disa prej të cilëve janë paguan nën dorë për të dhënë leje ndërtimi e leje shfrytëzimi symbyllur.
Bilanci tragjik i babëzisë dhe papërgjegjshmërisë është më i madh se bilanci i fatkeqësisë. Mund të duket e rëndë ta themi por duhet ta themi : tërmeti i 26 nëntorit u ngrit vrullshëm nga thellësia e nëntokës sonë dhe bëri “ kontrollin” e munguar të ndërtimeve në rajonin e Durrësit, Thumanës, Laçit, Lezhës dhe Tiranës gjithashtu. “Kontrollin” që duhej të kishin bërë autoritetet. Fatmirësisht pallatet e reja në Tiranë dhe shumë syresh në Durrës, Laç dhe Lezhë u qëndruam goditjeve. Nuk e kishim këtë verifikim. Së paku për një termet të magnitudës 6,4 të shkallës Rihter. Dhe gjithë sa jemi banorë në këto qytete- më shumë se një milion- dhe bashkatdhetarët tanë brenda dhe jashtë vendit kemi falënderuar këto ditë me dorë në zemër arkitektët, inxhinierët, sizmologët , ndërtuesit dhe sipërmarrësit privatë që respektuan parametrat dhe menduan për jetët tona pa na njohur e pa i njohur, edhe kur mund të mos i kishin respektuar ato parametra, siç kanë bërë të papërgjegjshmit lakmitarë. Në verbërinë e vet, teksa u mund nga ndërtesat e forta, tërmeti i se martës fshiu ndërkaq nga faqja e dheut apo vuri buzë greminës gjithçka që nuk i rezistoi provës dhe mbolli vdekje e lëndime më shumë se paraardhësit e njëqind viteve të fundit. Kjo ishte hakmarrja e ligjësive . Ky ishte çmimi i lartë që paguan familjet e goditura dhe mbarë vendi. Çmim që nuk është fiksuar akoma. Që do të jetë akoma më i lartë se sa e dimë tani. Që nuk duhet lënë për asnjë arsye në havanë e anonimes, ku askush s’jep llogari para ligjit. Tërmetit të natyrës i duhet dhënë përgjigje me “tërmetin” e ligjit për pjesën ku fajin e kanë njerëzit. /Gazeta Liberale
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38