Flash News

KRYESORE

Kurim intensiv në Gjermani, shfaqet pas shtrimit në spital Isa Mustafa

Kurim intensiv në Gjermani, shfaqet pas shtrimit në spital Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është kthyer në Kosovë pas terapisë intensive në një spital në Gjermani, pasi u diagonistikua me një sëmundje të rëndë.

Ka qenë shoferi i tij, Gëzim Idrizi, ai i cili ka publikuar një fotografi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa po e dërgonte atë në shtëpi.

“Mirë se na erdhi Profa”, ka shkruar shoferi personal i Isa Mustafës, teksa ka publikuar fotografinë e parë të Isa Mustafës pas kthimit nga Gjermania në Kosovë.

Mustafa është kthyer në Kosovë pas disa muajsh në Gjermani, ndërsa ishte trajtuar intensivisht nga mjekët. Mustafa ishte diganostikuar me sëmundjen Guillain-Barré syndrome” (GBS).

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive.

Të fundit