Flash News

KRYESORE

Kuroni fobitë tuaja duke “stërvitur” trurin

Kuroni fobitë tuaja duke “stërvitur” trurin

Shkencëtarët besojnë se për tejkalimin e fobive, njerëzit duhet të kryejnë terapinë e ekspozimit, sipas të cilës, atyre u tregohen shpejt shumë imazhe fobike njëra pas tjetrës, pa u lënë kohë të ndërgjegjësohen për secilën prej tyre.

Kërkuesit besojnë se kjo teknikë mund të përdoret për një seri fobish prej atyre nga kafshët deri te ankthi depresiv. Studiuesit e Institutit të Zhvillimit të Mendjes së Fëmijëve në Los Angeles, u tregonin imazhe fobike pacientëve të tyre kur ata nuk e kishin mendjen dhe kontrollonin reagimin e trurit të tyre në rezonancën magnetike. Kreu i studimit, Dr Bradley Peterson, tha se “Megjithse ashtu siç prisnim, ndodhi reagimi në rajonet neurale të frikës, ne vrojtuam gjithashtu aktivizim të rajoneve emocionale të trurit dhe atyre të sjelljes, të cilat ndikojnë në reduktimin e frikës së ndërgjegjshme”.

Kërkuesit punuan me 21 njerëz me fobi nga merimangat dhe 21 pjesmarrës pa fobi.

Pjesëmarrësit u testuan për gjendjet që nuk kishin lidhje me fobinë (lule) dhe për imazhe të frikshme (merimanga), në dy nivele ekspozimi – shumë të shpejta (të pandërgjegjshme) dhe të gjata (të dukshme qartësisht).

Gjatë ekspozimit të shpejtë imazhi i frikshëm ndiqej menjëherë nga një imazh jo i frikshëm që e maskonte të parin dhe parandalonte njohjen e plotë të tij. Dr Paul Siegel tha se “Studimi tregoi se në mënyrë anti-intuitive truri mund të procesojë më mirë stimujt e frikshëm kur ato prezantohen pa ndërgjegjësimin e plotë, duke sugjeruar se njerëzit me fobi mund të përballen më mirë me frikat e tyre kur nuk janë plotësisht të ndërgjegjshëm se e kanë kryer këtë”.

Teknika e re vjen në kundërshtim me metodat aktuale të trajtimit të stimujve të frikshëm, ku doktorët rekomandojnë përballjen direkte me stimulin e frikshëm, por që shkakton mjaft stres te të rinjtë.

Të fundit