Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Petrit Nika
I.
Dje kalendari shënoi plot 62-vjet, që nga çlirimi i njërit prej kampeve më çnjerëzorë që ka shpikur ndonjëherë mendja njerëzore, për zhdukjen e vetvetes. Është fjala për kampin famëkeq të Auschvitz-it. Më sak, është fjala për Auschvitz-in e gjysmës së parë të viteve '40. Në fakt, e tërë epoka që kapërthen në 100 vjetët e tij shekulli XX, është një fletë e përgjakur e mbushur me shtrembërime, padrejtësi dhe gabime, por vitet '40, pra periudha që përfshin vitet e Luftës së Dytë Botërore, është një tragjedi e paparë.
Kampe shfarosjeje, po dihet, në atë kohë ka patur edhe në vende të tjera të Evropës së pushtuar, si në Mat`hausen, Dachau, Treblinka, madje dhe në Prishtinë, por si në Auschvitz nuk ka ndodhur kurrkund tjetër një gjëmë kaq e madhe. Tragjedia e përgjakur e Auschvitz-it është një klithmë e përjetshme për qenien njerëzore, një klithmë e cila do të dëgjohet nga njëri cep i globit në tjetrin, për sa të jetë jeta. Raste të ngjashme me Holokaustin*, (modelet "moderne" të mini-holokausteve i patën shpikur mesa duket inkuizitorët me turrat e druve), ka pasur edhe më parë nëpër botë, por çmenduria naziste e Auschvitz-it, ia kalon çdo çmendurie të mëparshme.
Padyshim, ajo ishte më e rënda nga të gjitha ato që mbaheshin mend deri atëherë. Kjo çmenduri do të sillte një Holokaust të ri, një Holokaust gjigant, më violent se çdo Holokaust i mëparshëm, më masiv se asnjëherë tjetër, ku viktima më e preferuar kësaj here do të ishin semitët. Për këtë ngjarje të pazakontë në historinë njerëzore, përherë është folur, janë bërë shënime, janë botuar libra, janë përgatitur dokumentarë e filma të ndryshëm në mbarë botën, janë ngritur memorialë e janë bërë përkujtesa, janë bërë hamendje dhe janë dhënë edhe shifra të ndryshme për numrin e viktimave, por duket se asnjëherë numri i saktë nuk do të saktësohet.
Disa thonë se kanë qenë mbi 4 milionë, ca të tjerë e ngrenë shifrën aty tek 6 milionët, por amullia e luftës ka bërë të vetën dhe tashmë është tepër vonë për ta kthjelluar me detaje një gjë të tillë, megjithatë një gjë dihet e saktë; uria e barkut të pangopur të Krematoriumit s'ka njohur kufi, derisa goja e tij u mbyll njëherë e përgjithmonë, bash më 27 janar të vitit 1945
II.
Qëllimi i këtij shkrimi, në fakt, nuk është për të dhënë një leksion historie. Synimi ynë është thjeshtë evokimi i një momenti të historisë. Mesazhi ynë i sotëm është thjeshtë përkujtimor. Për t'i kujtuar lexuesit, se kalendari që rri varur përgjatë dymbëdhjetë muajve të vitit nëpër shtëpitë tona, ose nëpër zyrat tona, për çdo katër vjet ka një numër standard ditësh. E në këtë kalendar, çdo ditë që jetojmë shënon njëkohësisht ngjarje dhe evenimente të jetuara nga paraardhësit tanë në kohët që kanë kaluar. Më konkretisht, data e 27 janarit është vetëm njëra nga këto ditë. Tragjike dhe fatlume njëkohësisht. Vërtetë 27 janari shënon rënien e diktaturës nazisto-aushvitsiane, por gjëma kishte ndodhur ndërkohë. Plumbat s'ktheheshin më në grykët e pushkëve e të mitralozave nga kishin dalë. Gazi nuk kthehej më në depozitat e tij satanike. Pluhuri njerëzor nuk kthehej më në forma të buta njerëzore burrash e grash, pleqsh e fëmijësh, për t'iu rikthyer përsëri jetës, qyteteve e fshatrave prej nga dikur ishin rrëmbyer përdhunisht.
Kjo ishte tragjikja. Tragjikja e Luftës. Vdekja!
Lufta e Dytë Botërore shënoi një kthesë të pazakontë në historinë e botës. Si pjesa më e madhe evropiane, edhe kombi shqiptar, vuajti pjesën e vet të Luftës. (Për çudi pjesën e tragjedive evropiane e kemi marrë përsipër sa herë kanë ndodhur, madje rëndshëm, pavarësisht faktit se sot ende diskutohet debati i identitetit tonë evropian!). Në shekullin e revolucionit të pazakontë industrial, një vend evropian tejet i prapambetur dhe i sapodalë nga lufta 500-vjeçare, përfshihej përsëri në luftë. Një "vend i pasur me njerëz të varfër", siç do t'i thoshte Mbreti Zog në mërgim një diplomati amerikano-hebre, përfshihej në luftë. Një vend me njerëz gati analfabetë, por më fisnikë se shumë prej lordëve të Evropës së qytetëruar, do të rënkonte rëndshëm nga dhuna naziste, por do të dilte më faqebardhë dhe më human se sa çdo vend tjetër nga Lufta, paçka se (mjerisht) për t'u zhytur vetë përsëri në errësirë dhe robëri.
Ky vend ishte Shqipëria jonë. Shqipëria jonë e vogël, Shqipëria jonë fisnike dhe mizore, Shqipëria që kësaj radhe ia rriti vlerat vetes me qëndrimin që mbajti gjatë kohës kur Hadesi rendte nëpër viset gri të Evropës, në kërkim të gjakut semit. Kjo nuk është një mburrje nacionaliste, por është një fakt që flet, një fakt që është shënuar në mbarë ndërgjegjen e popujve liridashës e njeridashës, por sidomos në ndërgjegjen e kombit hebre. Në kohën kur në mbarë Evropën, uragani nazist shkallmonte portat duke kërkuar hebrenj për t'i dërguar në barkun tiran të Krematoriumit në Auschvitz, shqiptarët u treguan më të zotët dhe më humanët për t'i ruajtur portat e tyre, ku strehonin mikun hebre, të cilit i kanosej rreziku. Ata, bënë si bënë dhe nuk e dorëzuan kurrë mikun tek armiku!
Si rrjedhojë e vlerësimit që ka kombi ynë për mikun, Shqipëria doli i vetmi vend në botë ku gjatë Luftës së Dytë, nuk u vra asnjë hebre. Jo më kot, kohë më përpara se të ndodhte kjo, Herman Bernshtain (amerikano-hebre), Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri në vitet '30, e pati cilësuar Shqipërinë si vendin më pak anti-semitist në botë. Në fakt, jo vetëm hebrenjtë, por çdo komb tjetër të kishte qenë në vendin e tyre në shtëpinë shqiptare, përballë atyre kushteve njësoj do të ishte mikpritur e mbrojtur.
Sado konservator, i kritikuar e i përçmuar (nga mania naive e të qenit, me demek modern!) në Kanunin shqiptar të maleve, nuk ekziston fjala "i huaj", por vetëm fjalët "mik" dhe "armik". Edhe për rastin në fjalë, populli shqiptar kishte të bënte me miq dhe armiq. Miqtë ishin hebrenjtë e pambrojtur të vënë në shënjestër si asnjëherë më parë, ndërsa armiqtë ishin nazistët, ata që në kohën e tyre bënë botën të dridhej nga tmerri i katastrofës dhe Holokaustit. Mbase analfabetë e të varfër sa s'kishin ku të venin më, por liridashja dhe njeridashja e tyre në kohën kur Njeriu poshtërohej brutalisht në krematoriume, e rreshtoi Shqipërinë në listën e vendeve që i mbrojtën hebrenjtë, si: Franca, Belgjika e Danimarka, ndërkohë që në këtë vend, shtypja ishte bërë pjesë e pandarë e popullsisë që prej shumë shekujsh.
Në momentin më kritik të historisë njerëzore kombi ynë i tha "jo" racizmit, duke u dalë për zot hapur njerëzve më të viktimizuar të kohës, presë së vetë vdekjes. Me këtë fakt ne shqiptarët sot, me të vërtetë kemi të drejtë të krenohemi. Ndoshta këtu është dhe njëri ndër momentet më të lavdishme të historisë sonë, për të cilin deri tani pak është folur. Koha ecën përpara. Shekulli XX tashmë i përket historisë, ndërsa ne shqiptarët, mjerisht, në shekullin e XXI-të, duket se jemi kthyer vetë në viktima të racizmit të të tjerëve ndaj nesh
III.
Pra, më 27 janar mbarë qytetërimi përkujton Holokaustin dhe Auschvitz-in. Ngjarja me miliona viktima e Auschvitz-it është një njollë e përjetshme, pothuaj më e madhja, që njerëzimi i ka shkruar vetes në historinë e tij mijëravjeçare. Rreziku i shfarosjes së njerëzimit nuk mbaron këtu.
Pas Holokaustit do të vinte Hiroshima, një formë e re vdekjeje kjo, e cila është evidente dhe sot e kësaj dite në çdo hap të gabuar që mund të bëjë diplomacia globale. Bota e qytetëruar sot gjen një moment dhe ul kokën me keqardhje, për gabimet që janë bërë në rrugën e saj të gjatë. Në fund të fundit, Holokausti s'është gjë tjetër, veçse një formë asgjësimi e organizuar e njeriut nga vetë njeriu.
Për t'i thënë "jo" Holokaustit, sot në botë funksionojnë qindra organizata kombëtare e ndërkombëtare, qeveritare e joqeveritare, që kanë si objektiv primar mbrojtjen e njeriut; mbrojtjen e njeriut nga dhuna, mbrojtjen e njeriut nga arroganca e pushtetit të papërgjegjshëm, mbrojtjen e njeriut nga racizmi, nga droga, nga trafikimi, nga SIDA, nga alkooli, nga ndotja globale etj. Megjithatë, falë përparimit të pazakontë të teknologjisë elektronike, sot informacioni është më i pazakontë se kurrë, dhe ne të gjithë në sajë të tij jemi dëshmitarë çfarë po ndodh në botë me njeriun.
Holokausti nuk filloi në Auschvitz. Ai e ka zanafillën shumë larg në histori. Holokausti nuk mbaroi me Auschvitz-in. Metastaza të reja e të padukshme të tij rrëmbejnë jetë njerëzish edhe sot e kësaj dite, në forma nga më të larmishmet, herë më primitive e herë më të rafinuara sesa ato të Krematoriumit. Vetë ne jemi dëshmitarë, se si një pjesë e kombit tonë e përjetoi spastrimin etnik në vitin '99. Ne gjithashtu jemi dëshmitarë dhe përjetues të shumë dramave të tjera të mëdha, herë kombëtare e herë globale, ngase jemi pjesë e së tërës që quhet Evropë. Identiteti ynë ka qenë përherë evropian, paçka se fati ynë ka qenë përherë më pak.
Ky ndoshta është një shkak më tepër, që përkujtimi i Holokaustit për ne shqiptarët, sot duhet të marrë një vlerë të veçantë. Një vlerë që ka të bëjë me ndërgjegjësimin ndaj papërgjegjshmërisë, racizmit dhe violencës, si shenja veleritëse të degradimit të njeriut.
_________
*Holokaust: gr. holos = i tëri + kaustis = i djegur
**Autori është shkrimtar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38