Flash News

KRYESORE

Kurse falas për të gjithë studentët e universiteteve publike

Të gjithë universitetet publike të vendit do të ofrojnë kurse të gjuhës angleze falas për të gjithë studentët.

Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila foli në prezantimin e programit kombëtar të praktikave të punës.

Ajo tha se tregu i punës po ndryshon gjithnjë e më shumë dhe se kjo kërkon zhdërvjelltësi në përgatitjen sa më të mirë të të rinjve.

“Ky 6 mujor do të jetë 6 mujori që starton puna e përgatitjes edhe në një aftësi tjetër, që është aftësia e gjuhëve të huaja. Në të gjithë universitetet publike të vendit ne do të mundësojmë kurset e gjuhës angleze falas, jo vetëm për studentët e atij universiteti, por për të gjithë të rinjtë dhe të rejat në ato komunitete ku këto universitete operojnë”, u shpreh Nikolla.

 

Të fundit