Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Kurthi i Lleshajt: çfarë ndodhi te Parlamenti dhe pse FNSH ‘hoqi gardhin’
Një incident, në dukje i pakuptimtë ka ndodhur pranë selisë së Kuvendit kur dukej se protesta po shkonte drejt mbylljes paqësore.
Gazetarët që po prisnin mbërritjen e protestuesve nga kryeministria në Parlament, tregojnë se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në një moment janë zmbrapsur duke e hequr kordonin policor të krijuar prej tyre si tampon mes bluve dhe protestuesve. Tërheqja me sa duket është bërë për t’u dhënë protestuesve përshtypjen se selia e Kuvendit është e pambrojtur dhe për t’i ‘joshur’ ata të futeshin brenda rrethimit.
Një skenar i tillë, nëse do të ishte realizuar do të përdorej nga mazhoranca për të theksuar ‘dhunën’ e protestës. Kjo do të përbënte dyfish lajm nëse kontrastohej me thirrjen e zv/nënsekretarit amerikan Palmer, në një intervistë, ku përsëriste mesazhin se ekziston e drejta e protestës, por pa dhunë.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, përpara se policia të lëshonte gaz lotsjellës drejt protestuesve paqësorë, ka bërë gjithçka për të tërhequr çdo protestues nga zona e nxehtë e përplasjes duke e shfryrë skenarin e policisë.