Flash News

KRYESORE

Kurti: Ditë e rëndë për kombin tonë, bashkë forcojmë njëri-tjetrin

Kurti: Ditë e rëndë për kombin tonë, bashkë

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, e quajti ditën e sotme mjaft të rëndë për kombin shqiptar. Ai shtoi se në Kosovë të gjithë janë angazhuar për t’i ardhur ën ndihmë shqiptarëve të Shqipërisë.

“Ditë e rëndë për kombin tonë, ditë kur të gjithë jemi pranë familjarëve të viktimave e pranë popullit të Shqipërisë.

Me shpresën që tërmetet të mos vazhdojnë, ne sot u angazhuam si gjithë populli i Kosovës, në ndihmë të motrave e vëllezërve tanë në Shqipëri. Unë i shpreha solidaritetin tonë presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të PD-së, kurse zyrtarë të Lëvizjes kanë kontaktuar me ministrat, kryetarët e shtabeve të emergjencës, duke ofruar ndihmën tonë”, shkroi ai në Facebook.

Ai shtoi se aktivistët e VV-së janë angazhuar që të ndihmojnë të prekurit nga tërmeti, e kamionë e ambulanca janë nisur për Shqipëri. “Bashkë, forcojmë njëri-tjetrin”, shkroi ai.

Të fundit