Kurti është lodhur me Thaçin: Nëse i kam votat, e shkarkoj si president

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti mendon se në vitet e fundit presidenti Hashim Thaçi ka qenë mjaft problematik. Ai nuk e pranon nismën kreut të shtetit kosovar për shkëmbim territoresh. Madje e bën të qartë, se nëse i ka votat e nevojshme do ta shkarkojë atë.

Ai shtoi se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë vetë, porse me opozitën kosovare nuk do të jetë arrogant.

“Problemi më i madh që kemi me Presidentin, tani ta shohim pas vendosjes sonë si qeveri dhe fitores në zgjedhje,është sa i përket raporteve me Serbinë, sepse ka qenë fort problematik në këto dy vitet e fundit. Ai ka bërë diçka të paimagjinueshme për ne para 3 viteve, për shkak se në njërën anë ka pranuar që të bëjë një lloj shkëmbimi territorial me Serbinë. Ai e ka quajtur korrigjim i kufirit me kompromis të dhimbshëm, ku Veriu është dhuratë e Rankoviçit.

“Unë nuk do jem arrogant me opozitën, do krijoj një ekip negociator bashkë me opozitën nuk do lejoj që Serbia të na përçajë. Dialogun do ta drejtoj unë”, tha Kurti, duke theksuar se presidenti Thaçi nuk do të ketë asnjë rol.

Këtë dialog do ta udhëheq unë, presidenti do të jetë president. Ai është përfaqësuesi i politikës së jashtme por jo krijues i politikës së jashtme”, u shpreh Kurti në emisionin “Opinion” në TV Klan.