Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Kurti i dërgon letër Mustafës: Nuk mundemi të deligjitimojmë institucionet demokratike
Lëvizja Vetëvendosje i dërgoi një letër kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky kërkoi që të ndryshohet kreu i parlamentit të Kosovës.
Kurti kërkoi nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës që të vazhdojnë bisedimet për koalicionin dhe i kujtoi se LVV-ja bujarisht iu ofroi më shumë se gjysmën e qeverisë, sipas ofertës së fundit ku ndarja bëhet 6+5.
Aty vihet në dukej fakti që palët janë pajtuar edhe për presidentin, edhe pse sipas Kurtit kjo çështje nuk është fare urgjente, e që për të nuk është garuar në zgjedhje.
“Nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime”, shkruhet në letër.