Flash News

KRYESORE

Kurti kërkon që deputeti që e kërcënoi të lirohet: Unë nuk jam Kenedi

Kurti kërkon që deputeti që e kërcënoi të lirohet:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi se kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate haxhi Hoti i cili u arrestua se e kërcënoi me vdekje, duhet që të lirohet nga paraburgimi e ta presë Vitin e ri me familjen.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t'i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, shkroi ai në Facebook.

Më herët për mediat Kurti tha pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, se nuk i merr seriozisht kërcënimet e Hotit.

Kurti gjithashtu ka komentuar edhe kërkesën e presidentit Hashim Thaçi për tu takuar, që ti japë mandatin për formimin e qeverisë.

“Presidenti e ka përcaktuar datën e seancës konstituive për 26 dhjetor kur ne ishim aty dhe në kohë rekord e konstituuam Kuvendin. Presidenti përcakton datën e konstituimin të kuvendit dhe jo formimit qeverisë, formimin e qeverise e përcakton dikush e jo presidentin. Mua datën ma përcakton LDK, nuk bënë të ketë keqkuptime. Takimet do të ndodhin dhe do të ketë konsultime. Ndërkohë po i intensifikojmë bisedimet”.

Të fundit