Flash News

KRYESORE

Kurti nga Tirana: Më shumë bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kurti nga Tirana: Më shumë bashkëpunim mes Kosovës dhe

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhet në Tiranë ku po zhvillon një tubim pjesë e fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë. Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë synon të angazhojë qytetarë të Shqipërisë në zgjedhjet e Kosovës, ndërsa ka moton “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova”.

Gjatë diskutimeve me të pranishmit, Kurti tha se LVV-ja do të synojë bashkëpunim shumë më të madh me Tiranën.

“Me Shqipërinë synojmë bashkëpunimin, nëse do të mungojë atëherë do të ketë sfidim. Nuk është e pranueshme që dy shtetet e një kombi të mos jenë të bashkuara as sa shtetet e BE-së. Unë jam optimist, shtoi ai, se kur VetëVendosje të jetë në qeverisje, atëherë do e kuptojnë se kjo është një situatë e re.”

Albin Kurti u ndal edhe te presioni ndërkombëtar për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

“Politikanët në Kosovë ankohen gjithnjë për trysni nga ndërkombëtarët, unë s’jam ankuar asnjëherë. Tek unë ndërkombëtarët nuk kanë bërë asnjëherë trysni. Të them të drejtën jam pak kureshtar sepse dua të di si duket kjo trysni. Ne takohemi, por nuk na kanë bërë trysni. Vijnë na dëgjojnë… Unë besoj se rezistenca i paraprinë trysnisë”, tha Kurti, duke aluduar se trysnia e ndërkombëtarëve është më e madhe aty ku rezistenca është me e vogël.

Të fundit