Flash News

KRYESORE

Kurti: S’do ta respektoj marrëveshjen e Uashingtonit kur të kthehem në Qeveri

Kurti: S’do ta respektoj marrëveshjen e Uashingtonit kur të

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka konsideruar antikushtetuese marrëveshjen ekonomike të firmosur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai është shprehur i prerë se kur partia e tij të kthehet në qeverisje, nuk do të respektojë marrëveshjen, pasi ajo është nënshkruar nga një kryeministër jo legjitim.

“Ne nuk kemi detyrime për zotimet e kryeministrit të paligjshëm të Kosovës kur të kthehemi në detyrë. Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente dhe jo transparente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë. Ndërmjetësit duhet të përmbahen nga nxitja e marrëveshjeve që shkaktojnë përçarje të mëtejshme midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm dialogu parimor dhe i përgatitur mirë çon në marrëveshje të drejta dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Të fundit