Flash News

KRYESORE

Kurti: Shqipëria nuk është gjunjëzuar, shqiptarët janë bërë bashkë

Kurti: Shqipëria nuk është gjunjëzuar, shqiptarët

Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pavarësisht tërmetit shkatërrimtar, Shqipëria nuk është gjunjëzuar.

“E megjithatë, Shqipëria që vizituam në mëngjesin e sotëm, edhe pse nuk e fshihte trishtimin e lotët, nuk ishte e gjunjëzuar. Populli i Shqipërisë e ai i Kosovës, si dhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, Luginës e diasporës të gjithë janë bërë bashkë për t’ua lehtësuar dhimbjen familjarëve të atyre që fatkeqësisht kanë humbur jetën prej tërmetit, por edhe atyre qindra personave të lënduar e të traumatizuar, e shumë të tjerëve që janë dëmtuar ekonomikisht, një pjesë e mirë duke mbetur edhe të pastrehë”, u shpreh Kurti.

Ai shtoi se për shkak të katastrofës natyrore, “nuk kemi mundur të festojmë përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë, as 75-vjetorin e çlirimit të Republikës nga nazi-fashizmi.”

Në vizitën në Thumanë, Kurti u shpreh se takoi edhe zv.kryeministrin e Shqipërisë, Erion Braçen, dhe ministrin e rendit, Sandër Lleshajn, bashkë me deputetet Lindita Nikolla dhe Eglantina Gjermeni.

“ U shprehëm atyre ngushëllimet tona, dhe gatishmërinë e madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të ndihmuar me çdo mundësi që kemi.”

Të fundit