Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Kurti takohet me Zaevin në Shkup: Biseduam për më shumë bashkëpunim
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u takua ditën e sotme me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Shkup, ku folën për situatën politike te dy dyja vendet dhe për çështjet e integrimit evropian.
Njeriu i cili pritet që të formojë qeverinë e re në Kosovë shoqërohej nga anëtarët e kryesisë të VV-së, Fitore Pacolli dhe Liburn Aliu.
“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, shkroi Kurti në Facebook.
Ai shtoi se me Zaevin do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen.