Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Kurti: Të heqim njëherë barrierat Kosovë – Shqipëri, Vuçiç synon Jugosllavinë e katërt
Albin Kurti mendon se Tirana dhe Prishtina përpara se të marrin pjesë në samite duhet të konsultohen. Ai e shikon Shengenin ballkanik si një kurs të rrezikshëm, i cili më shumë mund të bëjë dëme.
"Në gërmadhat e Jugosllavisë së dytë, Milloshevici ngriti të tretën që ishte gjenocidale, Vuçiç i përket asaj klike që erdhi në pushtet pas Millosheviçit, që të jetë më ekstrem se ai dhe nuk kam dyshim që synon Jugosllavinë e katërt me synim zgjerimin e saj. Unë besoj se Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen nëse këtë e shohin përmes platformave rajonale.
Ky është një kurs i rrezikshëm që nuk mund të ketë miratimin tonë. Nuk jam kundër nismave rajonale, por jo para bashkëpunimit me Shqipërinë. Të heqim njëherë barrierat me Shqipërinë pastaj me Serbinë.”, tha Kurti në “Report TV”, ndësa shtoi se Rama duhet që të bashkëpunojë më shumë me Malin e Zi dhe Maqedoninë para Beogradit.
Kryeministri i ardhshëm i Kosovës shtoi se nuk ia merrte mendja se do të mbahet mbledhja e Ohrit pa Kosovën, pas asaj që ndodhi në Serbi.
“Për mua ishte e befasishme, që u mbajt pa u konsultuar edhe të tjerët. As Tirana dhe as Prishtina nuk bën të shkojnë në nisma rajonale pa folur më parë. Ne mund ta zëvendësojmë njëra tjetrën, por jo të guxojmë të kemi dy politika të jashtme”, u shpreh ai.