Flash News

KRYESORE

Kurti: Të ruajmë nervat, bisedimet me LDK-në nuk janë të lehta

Kurti: Të ruajmë nervat, bisedimet me LDK-në nuk janë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti deklaroi se duhet durim për arritjen e marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi bisedimet mes të dyja palëve nuk janë të lehta.

“Ne duhet që t’i ruajmë nervat. Të punojmë e të angazhohemi, por me durim. Këto bisedime nuk janë të lehta. Edhe më të rënda na presin bisedimet në të ardhmen si qeveri me faktorë të ndryshëm.

Sigurisht që kemi mundur e është dashur të arrijmë marrëveshje deri më tash. Pasnesër bëhen 100 ditë prej zgjedhjeve të 6 tetorit. Mirëpo, prej këtyre 98 ditëve, për përbërjen e qeverisë ne kemi biseduar vetëm pas certifikimit të rezultateve. 52 ditë ne i kemi humbur, duke pritur a po ia kalojnë pragun një parti ndonëse e kemi ditur që kjo nuk luan fare rol në renditjen e subjekteve tona, se kjo nuk mund ta ndryshojë fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Së fundmi, unë jam ekspozuar dy herë në mënyrë të rrezikshme: me 26 dhjetor jam ekspozuar para dy milionë qytetarëve dhe gjithë deputetëve të Kuvendit, pa pasur marrëveshje me LDK-në; dhe, mandej në takimin te Presidenti sërish u detyrova të shkoj pa marrëveshje me LDK-në, por së paku kisha gjysmën e kabinetit tim të bërë publik”, u shpreh Kurti gjatë mbledhjes së partisë.

Ai shtoi se në takimin e fundit me LDK-në ka pasur lëvizje, pasi sipas tij të dyja palët kanë bërë nga një propozim.

Të fundit