Flash News

KRYESORE

Kurti vazhdon me takimet në Tiranë, bisedë me Metën dhe Berishën

Lideri i Vetëvendosjes dhe njeriu që pritet të marrë detyrën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti u takua në ditën e sotme me presidentin Ilir Meta dhe me ish kryeministrin dhe liderin e PD-së Sali Berisha.

“Në këtë takim i shpreha dhe njëherë zotit Kurti urimet e përzemërta për fitoren e tij dhe Lëvizjes Vetëvendosja ne zgjedhjet e fundit parlamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosovës me votën e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin për udhëheqjen e vendit në rrugën e ndryshimit dhe integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Në këtë takim diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkëpunimit rajonal.”, shkroi Berisha në profilin tij në Facebook.

Ndërsa presidenti Meta shprehu kënaqësinë që u takua me Kurtin.

“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje,.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje. Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen. 🇦🇱🤝🇽🇰”, shkroi ai në Facebook.

Të fundit