Flash News

KRYESORE

Kurz fton ekstremin e djathtë në bisedimet për krijimin e qeverisë, shqetësime në Bruksel

Kurz fton ekstremin e djathtë në bisedimet për krijimin e

Kryetari konservator austriak, Sebastian Kurz fitues i legjislativeve të zhvilluara më 15 tetor, njoftoi sot se ka ftuar partinë e ekstremit të djathtë FPO në negociata ekskluzive për krijimin e një koalicioni qeveritar.

Kjo lëvizje, që i hap rrugën një rikthimi të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) 17 vite pasi ishte thërritur në koalicion në vitin 2000 nga një tjetër konservator, Wolfgang Schüssel, pritej gjerësisht nga ana e Sebastian Kurz.

Që të shtunën, Kurz kishte njoftuar se kishte zhvilluar bisedime paraprake, shumë pozitive, me liderin e FPO-së, Heinz Christian Strache.

Ndërkohë, kjo lëvizje e kancelarit austriak pritet të shkaktojë reagime të forta në Bruksel, pasi unioni i ka bërë më herët thirrje Vienës që të krijojë një qeveri pro-evropiane.

Konservatorët e Sebastian Kurz fituan më 15 tetor zgjedhjet legjislative në Austri duke u vendosur në pozitën që të bëhet në moshën 31 vjeçare drejtuesi më i ri në Evropë.

Të fundit