Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Kush bashkëpunonte me grabitësit? Gazetari Koka: Në përgjime edhe një ish-punonjës policie
Gazetari Spartak Koka shprehet se grabitësit e miliona eurove në Rinas ishin të informuar për lëvizjen e parave dhe po ashtu dyshohet se kanë pasur edhe bashkëpunëtorë në aeroport. Në emisionin ‘Opinion’, Koka shtoi se pjesë e krupit janë 23-24 veta dhe se në përgjimet e tyre ka rënë edhe një ish punonjës policie.
“Një ish punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë patur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”, tha gazetari Spartak Koka në emisionin Opinion, që publikoi dhe mënyrën se si lëvizën autoblindat që çuan paratë në Rinas.
Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve në një kohë që mbeti i vrarë kreu i grupit, Admir Murataj. Dyshohet se ai u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë disa metra larg aeroportit, në përpjekje për të bllokuar rrugën me fugonin e ‘hetitmit tatimor’.