Flash News

KRYESORE

Kush i bleu dy këshilltarët dhe pse LSI nuk e përmend emrin e Erion Veliajt?

LSI ka marrë vendimin për të përjashtuar nga grupi i këshilltarëve bashkiak në Tiranë, Genta Mezinin dhe Agim Krajën, të cilët votuan dje në favor të propozimit të kryebashkiakut Erion Veliaj për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Eriona Bixha deklaroi nga selia e LSI-së se dy këshilltarët morën vendimin të shtyrë nga interesat korruptive, ndërsa kryetarja Monika Kryemadhi tha se Mezini dhe Kraja ishin blerë, por nuk sqaroi se nga kush.

Prej dy ditësh LSI refuzon të përmend emrin e Veliajt, por sulmet i ka përqëndruar te Partia Demokratike. Te kjo parti thonë se dy këshilltarët u blenë dhe u korruptuan por askush nuk përmend emrin e personit direkt të interesuar për votën e tyre, kryebashkiakut Veliaj.

Ndërkohë, PD bëri të ditur sot takimin që këshilltarët e LSI dhe PS zhvilluan mbrëmjen e djeshme, pak orë përpara se në këshillin bashkiak të kalonte propozimi i Veliajt.

 

Të fundit