Flash News

KRYESORE

Kush do të jenë shoqëruesit në dasmën e princit Harry dhe Meghan Markle

Dita e dasmës po vjen dhe kureshtja shtohet akoma më shumë. Fustani i  Meghan Markle, flokët makijazhi, si do vishet Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton dhe shumë pyetje të tjera rreth dasmës së vitit në Britaninë e Madhe.

Por kush do jenë shoqëruesit e tyre në ceremoninë martesore?

Harry ka zgjedhur vëllain e tij, Prince William për të pasur nderin të qëndrojë pranë tij. Sigurisht që të gjithë prisnin atë, por tani është zyrtare me një deklaratë nga Kensington Palace, “Princi Harry ka kërkuar që vëllai i tij, Princi William i Kembrixhit të jetë njeriu që do të shoqëroj në dasmën e tij me znj. Meghan Markle.”

Por ende nuk është bërë publik emri i shoqërueses së Meghan Markle edhe pse përflitet se mund të jetë një nga mikeshat e saj më të mira,  Jessica Mulroney.

Të fundit