Flash News

KRYESORE

Kush do të fitojë zgjedhjet parlametare të 25 prillit? Parashikimi i Topallit

Kush do të fitojë zgjedhjet parlametare të 25 prillit?

Ndërsa ndodhemi në një perjudhë fushate elektorale për zgjedhjet parlamentare të 2021, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka tentuar të bëjë një parashikim për zgjedhjet e 25 prillit.

Të realizuara 9 herë, nga të cilat 4 herë të fituara nga PS, 4 herë nga PD dhe 1 herë nga Partia e Punës, kush mund të jetë fituesja e radhës? Në një intervistë për "Hard Talk" në Fjala Tv, Topalli bën parashikimin e saj.

Pjesë nga biseda:

A mund të bëni një parashikim për zgjedhjet e 25 prillit? Në 9 zgjedhjet e bëra deri tani 4 herë ka fituar PS, 4 herë PD dhe 1 herë Partia e Punës. Ka një kuptim edhe kjo…

Topalli: Kanë kaluar 3 dekada dhe cikli është mbyllur… Besoj se mund të ndryshonim shumë gjëra, mund të ndryshohen shumë gjëra, por gjithsesi në Shqipëri është e pamundur të parashikosh. Jemi vendi më i paparashikueshëm në mënyrë të veçantë në politikë. Nuk mund të parashikojmë dot se çfarë mund të ndodh në zgjedhjet e 25 prillit.

Mëgjithatë unë uroj, uroj që në mënyrë të veçanë lëvizja për ndryshim të sjellë ndryshimin dhe shpresën për shqiptarët. E filluan studentët dhe i përçanë tri krerët e forcave politike.

Po t’i heqim ata? Si largojmë dot sepse kanë votë?

Topalli: Sigurisht që duhet të largohen. Ato janë bërë si një nyje, hallkat e së cilës duhen këputur. Është një zinxhir që duhet të këputet. “Enough is enoght” dhe kështu është më mirë edhe për to. Sikurse është më mirë edhe për oligarkët.

Ata kanë qenë edhe në kohën tonë, por kurrë, kurrë për të imponuar zgjidhje politike.

Të fundit