Flash News

KRYESORE

Kush do të ulet në fronin e "GOT", kanë nisur bastet e para për finalen e sezonit të fundit

Shumë pak ditë na ndajnë nga sezoni final i një ndër serialeve më të para në të gjithë botën "Game of Thrones". Por me lajmet e para rreth këtij seriali, kanë nisur edhe bastet e para gjithashtu: se kush do duket në fronin e "GOT" dhe kush do të vdesë i pari.

Agjencia që merret statistikat, “Visme”, ka mbledhur mendimet e fansave dhe i ka përpunuar në një infografi.

Ai që është përfolur më shumë se asnjë për të qenë mbret i Westeros ka dalë Bran Stark me 25% të preferencave. I ndjekur nga Jon Snow me 22.2%, Daenerys Targaryen me 16.7%, Sansa Stark me 14.3% dhe Gendry me 12.5%.

Ndërsa personazhi me më shumë mundësi për të vdekur i pari në sezonin fina; është Euron Greyjoy, sipas 40.8% të të intervistuarve, i ndjekur nga Yara Greyjoy (25%) e Theon Greyjoy (16.7%).

Vdekja e Cersei mendohet të ndodhë sipas 13.3% të të intervistuarve, ndërsa vetëm 1% e të pyeturve mendojnë se Jon Snow do të vdesë i pari.

Të fundit