Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Kush e drejton botën? ‘Vogëlushja sypatrembur’ shkon në Londër për të nxitur lidershipin femëror
Një statujë bronzi e një vajze sfiduese është vendosur në Londër, për të theksuar rëndësinë e udhëheqëseve femra në biznes. “Vogëlushja sypatrembur” (Fearless Girl) nga Kristen Visbal, do të jetë në sheshin Paternoster deri në qershor. Është kopje e një statuje që u bë e famshme në New York City.
Kompanitë e Londrës thanë se vajza nxit përparimin e femrave. "Ne jemi të kënaqur të sjellim këtë fushatë të rëndësishme në Londër dhe të vazhdojmë të luftojmë për çështjet e rëndësishme të diversitetit gjinor në postet e larta drejtuese", shprehen nismëtarët e fushatës.
“Kush e drejton botën? Statuja e “Fearless Girl” ka ardhur në Londër, me dhjetëra nxënës vendas janë mbledhur për ta ‘mirëpritur’ atë dhe për të imituar pozicionin e saj të famshëm. Është një kopje e statujës së famshme të Nju Jorkut, e cila synon të frymëzojë gjeneratën e ardhshme të udhëheqëseve femra. Do të jetë në Sheshin Paternoster deri në qershor”, shkruan BBC.