Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Tashmë të gjithë e kuptojnë dhe pranojnë që e majta është në prag të një katastrofe, si morale ashtu edhe elektorale. Rezultatet e sondazheve të publikuara tregojnë që diferenca ndërmjet mbështetjes për të dhe nevojës për ndryshim është kaq e thellë, sa për nga përmasat, ngjan si prag përmbysjeje dhe revolucioni.
Pra, kuptohet që populli kërkon, jo thjesht një rotacion politik, por ai kërkon një përmbysje kapilare të këtij sistemi që prodhon vetëm hiena politike. Dhe doemos e para gjë që të shkon ndër mend është pyetja: pse kjo nevojë kaq madhe për ndryshim radikal dhe kush e ka në dorë për ta realizuar atë?
Për ata që kanë ndjekur me vëmendje dhe realizëm politikën shqiptare, sigurisht që përmasa radikale e ndryshimit që kërkohet nuk është një gjë e papritur.
Ka shumë arsye për këtë, por arsyeja e të gjitha arsyeve është qeverisja e korruptuar, e kriminalizuar dhe arrogante e kësaj mazhorance, ku hajdutëria u kthye në një fenomen banal dhe nëpërkëmbja e fyerja e qytetarit të thjeshtë në normë. Edi Rama ndërtoi një regjim me fasadë demokratike, që në fakt është thjeshtë një bandë hajdutësh dhe plaçkitësish dhe një aparat represiv në kuptimin real të fjalës.
Veçanërisht kërcënimi dhe dhunimi i opozitës në parlament, arrestimi dhe burgosja e njerëzve pa përkrahje dhe nxjerrja nga burgjet e eksponentëve më famëkeq shqiptarë, me qëllim intimidimin dhe poshtërimin e qytetarëve, bënë që fryma e revoltës publike të shtohej.
Nëpërmjet dy armëve më efikase të regjimit me tipare autoritariste të Ramës, propagandës nëpërmjet të cilës pikturonte një realitet imagjinar në sytë dhe mendjet e njerëzve dhe terrorit psikologjik që të rikujton terrorin që ushtronin shërbimet e fshehta gjatë regjimit, ai arriti ta fshihte këtë të vërtetë për një kohë të gjatë nga sytë e opinionit publik, por edhe nga sytë e socialistëve dhe ndërkombëtarëve.
Edhe pse opozita dhe një grusht njerëzish të medias vazhdimisht e kishin ngritur me zë të lartë këtë problematikë, shumë matrapazë, sahanlëpirës dhe frikacakë të medias i thurnin lavde ‘skenderbeut’ pas pagesave dhe favoreve të majme nga qeveria.
Menjëherë sapo mori pushtetin e dhuruar nga Ilir Meta, Rama instaloi një aparat të sofistikuar të komunikimit publik duke e shndërruar atë në institucionin më të rëndësishëm dhe më të paguar të qeverisë. Ai arriti të krijonte një realitet virtual, si një prestigjiator profesionist, që çuditërisht mashtroi vetëm përkohësisht shumë njerëz.
Për t’iu rikthyer pyetjes dë dytë se kush e ka në dorë këtë ndryshim radikal, mendoj që tashmë atë nuk e kanë më në dorë as ndërkombëtarët dhe as Lulzim Basha. Atë e ka në dorë vetëm populli. Populli duhet që të thyejë frikën dhe të dalë në shesh edhe më të shumtë në numër se herën e fundit për t’i dhënë goditjen e fundit këtij sistemi të kalbur dhe të korruptuar.
Duhet të dalë për të kërkuar ndëshkimin ligjor të fajtorëve duke rihapur dosjet e mëdha të korrupsionit dhe krimit. Duhet të dalë për ta mundur përfundimisht këtë sistem, përfaqësues i të cilit është ky njeri, që për pushtetin e tij personal është gati ta çojë vendin në prag të përplasjes civile. Duhet të dalë për të protestuar kundër korrupsionit të llahtarshëm dhe varfërisë së skajshme të qytetarëve.
Duhet të dalë që të dënohen hajdutët e pasurive kombëtare në të gjitha nivelet, të gjithë ata që bënë rrush e kumbulla pasuritë e çmuara të nëntokës e mbitokës sonë, me koncesione dhe PPP të superkorruptuara, që janë akte të pastra zhvatje dhe hajdutërie.
Duhet të dalë për një administratë të pastër. Duhet të dalë për ta zhdukur këtë administratë me mentalitet horrash, ku qytetari trajtohet si shërbëtor, kur në fakt duhet të ishte e kundërta. Duhet të dalë për një shtet ligjor si parakusht për një shoqëri të drejtë dhe njerëzore. Duhet të dalë për një drejtësi të pastër, të pakorruptuar. Duhet të dalë për të ndëshkuar ata që kanë shkelur ligjin.
Duhet të dalë për t’i thënë Edi Ramës që populli nuk e ha më sapunin për djathë, për t’i treguar Ramës që ka ikur ajo kohë kur mund t’i imponohej me dhunë jo vetëm opozitës, por shumicës së shqiptarëve, që për hir të vërtetës nuk e kanë votuar asnjëherë si kryeministër. Duhet të dalë për të asgjësuar plotësisht Rilindjen dhe ata që mbartin virusin e saj në mënyrë që asnjëherë tjetër të mos përfundojë nën thundrën e klaneve të tilla kriminale.
Vetëm pasi populli të derdhet rrugëve edhe më i madh në numër, ashtu siç në fakt edhe po ndodh, Edi Rama dhe jo vetëm, do të detyrohet t’i thirrë mendjes dhe ta pranojë realitetin dhe nevojën për ndryshim radikal të sistemit me hir ose pahir. Por, për ta pranuar këtë nuk mjafton vetëm vullneti politik, por duhet edhe lartësia morale e një burri shteti. Edi Rama me ç’po duket nuk e mishëron lartësinë morale të një burri të vërtetë shteti dhe është gati që për hir të pushtetit ta çojë vendin drejt përplasjes civile. Por, nëse nuk i pranon, atëherë ai jo vetëm që i ka orët dhe minutat e numëruara, por rrezikon të përfundojë në kazanin ku hidhen vetëm plehrat e historisë shqiptare.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38